E Enjëte, 28 Maj 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Masa të reja për sigurinë ajrore në BE


easa

Rregulli - Dy njerëz në kabinë

Pas rrëzimit të Germanwings më 24 mars 2015 , Komisioni Europian do të propozojë masa të reja të sigurisë ajrore. Hetimet paraprake të avionit të rrëzuar në Alpet Franceze, treguan se njëri nga pilotët, Andreas Lubitz e rrëzoi qëllimisht avionin, pasi mbylli derën e kabinës kur kapiteni ndodhej jashtë saj.  Ndër masa të tjera, Komisioni po kërkon një rregull që të sigurojë që dy njerëz të jenë të pranishëm në kabinë në çdo kohë gjatë gjithë kohëzgjatjes së fluturimit.

Sipas një zyrtari të BE-së që po ndjek së afërmi çështjen dhe ndryshimet, personi i dytë nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një pilot, por mund të jetë një anëtar i ekuipazhit. Shoqata Gjermane e Aviacionit(BDL) ka prezantuar tashmë një rregull- dy persona në kabinë.

Ekzekutivi i BE-së po pret për rezultatet përfundimtare të hetimeve para se të sugjerojë ndonjë rregullim të ri. Propozimi i ri mund të vijë si një rekomandim jo-detyrues ose në formën e një akti juridik në kuadrin e direktivave për gadishmërinë ajrore (AD). AD janë udhëzime që kërkojnë ndryshime në mjetet fluturuese në rastet e problemeve me sigurinë. Këto instruksione paraqiten nga Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA), e cila është përgjegjëse për hartimin dhe monitorimin e rregullave të sigurisë ajrore të BE-së. U takon shteteve anëtare të sigurohen që rregullat EASA të aplikohen efektivisht. Përveç udhëzimeve EASA, linjat ajrore kombëtare mund të miratojnë vullnetarisht rregulla më strikte për sa kohë që kjo nuk bie ndesh me ligjin e BE-së.

Agjencia EASA rekomandoi që të paktën dy njerëz të jenë të pranishëm në kabinën e avionit në çdo kohë, ku të paktën një nga ata të jetë pilot i kualifikuar. "Kompanitë ajrore duhet të ri-vlerësojnë sigurinë dhe rreziqet e sigurisë që lidhet me një anëtar të ekuipazhit të fluturimit, i cili lë kabinën për shkak të nevojave operacionale ose fiziologjike."

Rregullat pas 11 shtatorit

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, BE-ja ka përforcuar në mënyrë të konsiderueshme kërkesat e saj për sigurinë ajrore. Rregullat e reja të BE-së detyronin të gjitha kompanitë ajrore për respektimin e numrit të lejuar të udhëtarëve në një fluturim, detyrimin për derë kabine të mbyllur dhe të përforcuar. Kjo ka reduktuar rrëmbimet dhe viktimat, por edhe e bëri të pamundur për rastin më të fundit që kapiteni të kthehej përsëri në kabinë.

Asnjë piloti me një histori mjekësore, sidomos një çrregullimi mendor, nuk i lejohet të fluturojë. Rregullat EASA detyrojnë pilotët tu nënshtrohen vizitave për kontroll mjekësor, duke përfshirë këtu kontrollet psikiatrike dhe psikologjike, një herë në vit. Pas një moshe të caktuar, kontrolle të tilla mjekësore kërkohen çdo gjashtë muaj. Pas konsultimeve, mjeku do të bëjë një rekomandim nëse gjendja e personit mund të ndikojë në aftësitë e tij për të pilotuar. Përveç kontrolleve mjekësore, stafi ajror mundet gjithashtu të raportojë në autoritetet kombëtare mbi incidente të vogla të fluturimit ose të refuzojnë të fluturojnë në qoftë se ata nuk ndjehen mirë.

Një ndër propozimet e reja të Komisionit mund të jetë dhe forcimi i kontrolleve mjekësore. Shoqata Europiane e Pilotëve u shpreh se pilotët janë thellësisht të shqetësuar nga kthesa e fundit në hetimin e aksidentit tragjik Germanwings.  "Si profesionistë të besuar, që investojmë gjatë gjithë jetës për një karrierë në ndërmarrjen e udhëtimeve të sigura ajrore, kjo është një ditë shumë e vështirë për ne," tha Philip von Schöppenthau, Sekretar i Përgjithshëm në Shoqatën Europiane të Pilotëve. Ai argumentoi se pilotët janë të vendosur për të punuar me operatorët dhe autoritetet për të përmirësuar sigurinë. "Edhe në qoftë se kjo rezulton të jetë një ngjarje sporadike e jashtëzakonshme, ne jemi të angazhuar për të bërë përmirësime që fluturimet të bëhen më të sigurta se kurrë më parë," tha von Schöppenthau.

                                                                                                                            EurActiv, mars 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1