E Martë, 02 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Zgjedhjet në Qipron Veriore risjellin shpresa për një marrëveshje paqeje

210182 newsdetailNjë i majtë i moderuar, fushata e të cilit u fokosua në platformën e paqes ka fituar zgjedhjet presidenciale në Qipron Veriore, duke rritur shpresat për përparimin e negocimeve në ribashkimin e ishullit të ndarë etnikisht.
Qipriotët turq votuan me shumicë dërrmuese në favor të Mustafa Akinci, ish-kryetarit të bashkisë 67-vjeçar, i cili ka premtuar se do t'i japë fund ndarjes prej katër dekadash të ishullit. Politikani veteran fitoi me 60,38% të votave në krahasim me 39,62% të konservatorit në ikje Dervish Eroglu.


"Këto janë qartësisht zgjedhje për një zgjidhje," tha Dr. James Ker-Lindsay, një ekspert i London School of Economics për çeshtjet e Qipro. "Akinci, më shumë se çdo kandidat tjetër, mund të arrijë kompromiset e nevojshme me Qipriotët grek dhe të avancojë negociatat."

Negociatat e ndërmjetësuara nga OKB-ja, u ndërprenë tetorin e kaluar dhe pritet të rifillojnë muajin e ardhshëm. Kreu i ri ka sinjalizuar se është i hapur për të marrë masat e nevojshme për krijimin e besimit te populli dhe arritjen e paqes nëpërmjet bisedimeve. "Ka një mundësi për të gjitha palët për të përfituar," tha ai në prag të votimeve të së dielës.

Lideri Qipriot grek Nikos Anastasiades, i cili kryeson Republikën e Qipros të njohur ndërkombëtarisht, ka ushtuar gjatë presion për Varoshan, një qytet turistik në veri. Qyteti ka qenë nën kontrollin e ushtrisë turke që prej 1974, kur një përpjekje nga qipriotët grekë për t’u bashkuar me Greqinë bëri që Ankaraja ta pushtonte të gjithë zonën.

Në këmbim të Varoshan-it, jugu i drejtuar nga grekët u shpreh se do të lejojë fluturimet direkte në veri dhe do të hapë portin e Famagustës për transportin ndërkombëtar. Të dyja këto do të ndihmojnë në zbutjen e izolimit global të qipriotëve turq që kanë vuajtur që prej shpalljes së pavarsisë në 1991.

Anastasiades përgëzoi Akincin duke e telefonuar atë personalisht të dielën. "Republika e Qipros mirëpret zgjedhjen e Mustafa Akinci, si kreun e komunitetit turk qipriot, një njeri i cili përmes diskursit të tij publik dhe deklaratave, ka përmendur nevojën për ribashkimin e vendit," tha zëdhënësi i qeverisë Nikos Christodoulides.
Akinci do të ketë një punë të vështirë për të bërë. Qiproja Veriore ka qënë gjithnjë e më shumë në varfëri, e goditur nga sanksionet ndërkombëtare dhe e njohur vetëm nga Turqia.

Në kontrast të theksuar me jugun e pasur, veriu është një hap prapa në kohë." Qipriotët turq e kuptojnë se ata po përballen me dy mundësi," tha Dr Ker-Lindsay. "Ose të zhyten në një Turqi nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan që është gjithnjë duke kthyer shpinën larg nga Europa, të drejtat e njeriut dhe standardet demokratike, ose të bëjnë një marrëveshje me qipriotët grek dhe të kenë rolin e tyre në një shtet që është pjesë e BE-së. Populli tani do të jetë në dorë të Akincit dhe zotimit të tij ndërkohë që të dy komunitetet duhet të shërojnë plagët së bashku.
                                                                                                                           The Guardian, prill 2015                 

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1