E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Pritshmëritë dhe rezultatet e zgjedhjeve në Turqi

zgjedhjet ne turqi

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit shënuan një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Turqisë, së pari pasi bëhëj fjalë se kush do të siguronte shumicën në parlament dhe së dyti pasi Erdogan synonte krijimin e sistemit presidencial të qeverisjes. Gjithashtu edhe e ardhmja e paqes dhe stabilitetit të kurdëve në juglindje varej nga këto zgjedhje.


Për AKP, e cila ka qenë në pushtet për më shumë se 12 vjet, një mandat i katërt do të ishte një arritje e rëndësishme duke iu atribuuar disa faktorëve, si investimet në infrastrukturë, shërbimet sociale dhe zhvillimi ekonomik, pavarësisht ngadalësimit te zhvillimit kohëve te fundit. Por rritja e problemeve ekonomike i bëri shumë turq gjithnjë e më të shqetësuar duke votuar kështu kundër një mandati të katërt të AKP pasi kjo do të kërcënonte demokracinë turke, të drejtat e njerëzve, sundimin e ligjit dhe lirinë civile, siç ka ndodhur në vitet e fundit.

Venitet ëndrra e Presidentit Rexhep Taip Erdogan

Erdogan, udhëheqësi më popullor i Turqisë moderne, por edhe më përçarësi, kishte shpresuar një fitore dërrmuese për partinë e tij AKP, e cila do t’i mundësonte atij për të ndryshuar kushtetutën dhe për të krijuar një Presidencë më të fuqishme dhe kompetenca më të gjera duke e tranformuar Turqinë në Republikë Presidenciale të modelit të SHBA-së. Për ta bërë këtë, i nevojitej të siguronte dy të tretat e vendeve në parlament.

Nëse një sistem presidencial do të miratohej, do të sillte transformimin më të madh të sistemit që Turqia ka dëshmuar ndonjëherë. Erdogan pretendonte se avantazhet e këtij sistemi do të ishin efikasiteti, stabiliteti dhe ndarja e pushteteve. Një transformim i tillë, megjithatë, gjeneroi shqetësime të mëdha, në lidhje me dinamikat e sistemit politik dhe pasojat e rënda që do të kishte legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori në ndarjen e pushteteve.

Pavarësisht se sondazhet treguan që AKP do të merrte shumicën e votave, ajo humbi ndaj HDP pasi kjo e fundit u pa nga publiku si pro-paqes dhe ndërkohë që qeveria në pushtet gjatë këtyre viteve ishte akuzuar si mbështetëse e shtetit islamik IS në luftën kundër kurdëve të Sirisë. Gjithashtu AKP humbi shumë vota dhe prej grupeve etnike dhe minorene që e cilësuan si parti me përqasje diskriminuese. Shumë turq deklaruan se do te votnin në mënyrë strategjike dhe do të mbështesnin HDP. Duke u konsideruar kjo fitore si një afrim midis turqve kurd dhe elitës politike, suksesi i HDP do të ketë ndikim të madh në politikat kombëtare.

Sipas rezultateve paraprake, Erdogan dhe partia e tij nuk është në gjendje për të qeverisur vetëm për herë të parë që kur erdhi në pushtet gati 13 vjet më parë dhe tani e presin javë negociatash të vështira për të formuar koalicionin me partitë e opozitës, e cila nga ana e saj po përpiqet të formojë një qeveri të qëndrueshme, por ekziston edhe mundësia e zhvillimit të zgjedhje të parakohshme.
Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme në Turqi flasin se ai që i prishi ëndrrën Erdogan është Selahatin Demartis, lideri i partisë filokurde HDP e cila ka kaluar 10% dhe ka siguruar 78 vende në Parlament. Në bazë të rezultateve të transmetuara nga CNN Turk, kur janë numëruar 98 % të votave, AKP mori 40,8 % të votave, duke siguruar një shumicë të thjeshtë prej 254 vendesh në Parlament, 71 vende më pak në krahasim me 49.8 % që mori në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2011. Partia sekulariste Republikane Popullore (CHP), sërish do të jetë grupi i dytë më i madh në parlament, me rreth një të katërtën e votave kurse Partia Nacionaliste e krahut të djathtë, (MHP), shihet sa partneri më i mundshëm të AKP-së në çdo koalicion, mori rreth 16 për qind të votave. Por surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte Partia Demokratike e Popujve Kurde (HDP) e kaloi për herë të parë pragun 10 për qind, duke siguruar rreth 13 për qind të votave.

Dështimi i AKP-së për të fituar një shumicë të përgjithshëm shënon fundin e më shumë se një dekadë të sundimit të qëndrueshëm të vetëm partiak por gjatë fjalimit para mbështetëve të AKP-së në selinë e saj në Ankara, lideri i kësaj force politike dhe njëkohësisht kryeministri i vendit Ahmet Davutoglu deklaroi se
" Askush nuk duhet të përpiqet për të ndërtuar një fitore nga zgjedhjet që i ka humbur pasi AKP është fituesja e këtyre zgjedhjeve.” Të dy eksponentët kryesorë të kësaj partie, si Erdogan ashtu edhe Davutoglu, i kishin shndërruar këto zgjedhje si një referendum të reformës presidenciale, në të cilën qytetarët do të zgjidhnin midis një "Turqie të re" dhe një kthimi në një histori të shënuar nga qeveritë jetëshkurtëra të koalicionit, pas stabilitetit ekonomik dhe grushtet e shtetit nga ushtria, ndikimin e së cilës Erdogan e ka frenuar deri më tani.

Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme

Sipas analistëve, Erdogan është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve pasi kishte përkrahur dy idetë e tij të mëdha, të kalimit në një sistem presidencial dhe të një qeverisje tjetër të vetme partiake, por asnjëra prej tyre nuk u realizua. Por nga ana tjetër ky ishte një rezultat fantastik për kurdët e ngazëllyer, të cilët u grumbulluan për të festuar në rrugët e qytetit juglindor të Dijarbakirit duke hedhur fishekzjarre dhe duke valvitur flamujtë. Rezultatet e pjesshme tregojnë se HDP, me rrënjët e saj në nacionalizmin kurd, ka patur sukses në zgjerimin e kauzës së saj përtej votës kurdë, te elementët e qendrës së majtë dhe laikë të zhgënjyer me Erdogan.

Ajo tani ka të ngjarë të luajë një rol të rëndësishëm në Parlament, veçanërisht duke u përpjekur për të çuar përpara një proces dy-vjeçar të paqes mes shtetit turk dhe grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët për herë të parë i morën armët në vitin 1984.

Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, një nga liderat e kësaj partie, Selahatin Demirtas e përjashtoikategorikisht një koalicion me AKP dhe tha se rezultati i zgjedhjeve i ka dhënë fund përpjekjeve për të vendosur një regjim diktatorial dhe autoritarist presidencial. Ai e cilësoi rezultatin si një fitore për ata që duan një kushtetutë të re pluraliste dhe civile. Gjithashtu Demirtas tha se fushata nuk ka qenë e drejtë dhe e ndershme, pasi si pasojë e bombardimeve dy vetë u vranë dhe të paktën 200 të plagosur në një nga mitingjet e saj në Dijarbakir.

Murat Karayalcin, kryetar i Partisë Republikane u shpreh nga Stambolli se rezultatet nuk ishin të qarta për shkak të përpjekjeve për të vendosur sistemin presidencial ndërsa zëdhënësi i partisë Haluk Koc ka përjashtuar një koalicion me AKP.  Lideri i Partisë Nacionaliste, Devlet Bahçeli, e përjashtoi një marrëveshje me AKP, duke u shprehur se nëse Turqia duhet të mbajë zgjedhje të reja nëse partia në pushtet nuk ështe në gjendje për të rënë dakord një koalicion me partitë e tjera opozitare. "Mundësia e parë duhet të jetë një koalicion midis AKP-së dhe HDP-së. Modeli i dytë mund të përbëhet nga AKP, CHP dhe HDP," tha ai. "Nëse të gjitha këto skenare dështojnë, atëherë duhet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme."

Një zyrtar i lartë i AKP-së tha gjithashtu se një koalicion me MHP ishte i pamundur, dhe se partia në pushtet do të përpiqet për të fituar mbështetje deri përpara zgjedhjeve të reja. "Nëse ka një koalicion AKP-MHP, atëherë nuk do të jetë në gjendje për të arritur edhe këtë nivel të votave në zgjedhjet e ardhshme," tha zyrtari.

Pasiguria nga rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar rënien më të ulët të monedhës vendase, Lira më shumë se 15% kundrejt dollarit amerikan, duke e kthyer atë një nga zhvillimet më negative në tregun e valutave.


Incidente të mashtrimit zgjedhor

Për të parandaluar padrejtësitë dhe korruptimet zgjedhore opozita kërkoi monitorim më të rreptë të zgjedhjeve. Vëzhguesit ndërkombëtare gjithashtu u mobilizuan me nismat rinore civile për zgjedhje demokratike, por pavarësisht përpjekjeve pati raportime dhe denoncime të rasteve korruptive dhe mashtrimeve zgjedhore. Një zyrtar lokal ne Stamboll u kap teksa po vuloste disa fletë votimi në emër të AKP. Vëzhguesit lajmëruan policinë dhe votimi u ndal në vendin ku ndodhi incidenti. Në Ankara një polic u kap pasi po mundohej të votonte për të tretën herë, ndërkohë një polic tjetër u kap teksa i bënte foto votës të tij në kabinën e votimit.

Gjithashtu një numër i madh i përdoruesve të mediave sociale raportuan praninë e makinave pa targa të parkuara jashtë qendrave të votimit në të gjithë Turqinë. Disa deklaruan se u është thënë nga policia se makinat ishin automjetet zyrtare të policisë, por kjo mbeti një mister. Në një deklaratë të lëshuar pas raportimeve që ishin përhapur në mediat sociale, Guvernatori i Stambolit Vasip Şahin njoftoi se nuk duhej të lejohej në qarkullim asnjë automjet i policisë pa targa apo makina të qytetarëvë të zakonshëm të paregjistruara.

Shoqata e të Drejtave të Njeriut në Turqi (IHD)publikoi një raport paraprak të dielën në lidhje me incidentet e mashtrimit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas raportit, vëzhguesit e zgjedhjeve nga IHD u ndaluan nga policia për të hyrë në qendrat e votimit në krahinat e Siirt dhe Kirikkale. Raporti po ashtu pohoi se disa avokatë dhe gazetarë nuk lejoheshin në zonat e votimet ku ishin caktuar. Ne një tjetër incident, 350 fletë votimi u refuzuan pasi nuk kishin një vulë zyrtare. Gjithashtu, edhe të dhënat e agjencisë shtetërore të lajmeve janë vlerësuar si manipuluese, pasi shifrat favorizonin partinë AK duke shfaqur kështu probleme teknike gjatë numërimit të votave.

                                                                                                                Stafi i EuroSpeak, qershor 2015

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1