E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Presidenca e Luksemburgut në Këshillin e BE –së

 

LOGO PRESIDENCE luxemburgPas përfundimit të kryesimit letonez në gjysmën e parë të vitit 2015, Luksemburgu do të mbajë Presidencën e 12-të të Këshillit të Bashkimit Europian. Kryesimi i fundit i Luksemburgut në këtë Këshill ishte në vitin 2005. Prioritetet europiane të Luksemburgurt do të fokusohen në Axhendën mbi Zhvillimin dhe Punësimin, dimesionin social të politikave europiane, implementimin e Axhendës Europiane për Migracionin dhe Bashkimin Energjitik, reformën Ekonomike dhe Monetare të Unionit, negocimet e Marrëveshjes së TTIP dhe përgatitjen e konferencës në Paris në lidhje me ndryshimet klimaterike COP 21.

Në kuadër të paketës të Rregullimeve më të mira të prezantuar nga Komisioni më 19 maj, nën Presidencën e Luksemburgut do të rishikohet marrëveshja ndër-institucionale për ligjbërje më efektive, duke adresuar problematika si çështjet e rregullimeve më të mira( REFIT), ligjet e deleguara e të miratuara dhe vlerësimet e impaktit.

Po ashtu Këshilli i BE-së nën Presidencën e Luksemburgut , do të mbajë edhe pozicionin e tij lidhur me buxhetin e BE-së për 2016 (një buxhet prej 143,5 miliard € i propozuar nga KE më 27 maj). Do të ngrihet një Komision Rregullimi dhe nëse do të arrihet marrëveshje, buxheti për 2016 do të miratohet më 25 nëntor.

1. Punësime, zhvillim dhe investime
Veprimtaria e Presidencës në këtë fushë do të zhvillohet në kuadër të Planit të Investimit të Komisionit për Europën. Në lidhje me Fondin Europian për Investimet Strategjike (EFSI) ) (2015/0009/COD) , marrëveshja e bashkëpunimit të legjislatorëve kërkohet përpara vjeshtës, në mënyrë që fondi të jetë aktiv në shtator të 2015.

Në lidhje me investimet në tregjet e kapitalit, kuadri rregullator do të vendoset nga Plani i Veprimtarisë mbi Bashkimet e Tregjeve të Kapitalit, i cili do të prezantohet në shtator të 2015.
Një nga prioritetet kryesore të Presidencës së Luksemburgut do të jetë nxitja e investimeve afat-gjata në kërkime dhe zhvillime ashtu sikurse edhe në edukim.

2. Migrimi, Drejtësia dhe Punët e Brendshme
Axhenda Europiane mbi Migrimin e cila nënkupton sigurimin e Shteteve Anëtare me një platformë të përbashkët për të adresuar problematikat e fluksit të emigrantëve, përmban katër çështje kryesore: politikat e azilit; luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore; parandalimin e emigrimit të parregullt dhe reformimin e sistemit ligjor në lidhje me migrimin. Pika të tjera kyçe të Agjendës mbi Migracionin përfshijnë edhe rishikimin e sistemit të Kartës Blu sa i takon emigrantëve shumë të aftë profesionalisht. Në luftën kundër terrorizmit, prioritetet politike dhe legjislative përgjatë semestrit të dytë të 2015 do të përfshijnë:

- Paketën e Reformimit të Mbrojtjes së të Dhënave (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Direktiva mbi të Dhënat Personale e përdorur nga autoritetet kompetente në çështjet kriminale). Negociata të tjera pritet të vijojnë nën Presidencën e Luksemburgut mbi këto problematika.
- Në lidhje me masat anti-terrorizëm, miratimi i Direktivës EU-PNR (2011/0023/COD) pritet pas dhënies së opinionit nga GJEDNJ lidhur me përputhjen e saj me traktatet e Unionit.
- Sa i përket Axhendës Europiane mbi Sigurinë, ndërsa pritet miratimi në korrik i raportit së Iniciativës Strategjike mbi Parandalimin e Radikalizmit dhe rekrutimin e qytetarëve europian nga lëvizjet fondamentaliste.

3. Bashkimi Ekonomik dhe Monetar
M 18 dhjetor, Këshilli Europian mandatoi Presidentin e KE Jean-Cluade Juncker, Presidentin e EuroSamitit Donald Tusk, Presidentin e Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem dhe Presidentin e BQE Mario Draghi për përgatitjen e një raporti mbi reformimin e qeverisjes së eurozonës.
Në një takim informal të Këshillit Europian më 12 shkurt, Presidenti Juncker adresoi gjendjen e Unionit Monetar e Ekonomik duke identifikuar sfidat dhe problemet. Sa i takon çështjeve lidhur me ekonominë dhe monedhën e përbashkët, fokusi do të përqendrohet në legjitimitetin dhe llogaridhënien si dhe propozimet për kapacitetet fiskale brenda zonës së euros.

4. Politika e taksave
Më 18 mars, Komisioni Europian miratoi një paketë të masave për transparencë të taksimit, si pjesë e axhendës të trajtimit të shmangieve të tatimeve nga koorporatat dhe konkurrencën e dëmshme të taksave në BE.Hapi i rradhës do të jetë një Plan Veprimi që do të identifikojë masat për një Treg të Vetëm më eficient dhe rilancimin e Bazës të Përbashkët të Konsoliduar Tatimore.
Parlamenti Europian ka ngritur një Komision të veçantë (TAXE) për të vlerësuar Shtetet Anëtare të BE-së në lidhje me “rregullat e taksave dhe masave të tjera të ngjashme nga natyra ose nga efektet” si dhe për të dhënë rekomandime në të ardhmen. Raporti final i TAXE do të miratohet gjatë nëntorit të 2015, nën Presidencën e Luksemburgut dhe do të ndiqet nga raporte që lidhen me iniciativa legjislative në këtë kuadër.

5. Marrëdhëniet e Jashtme
Negociatat e BE – SHBA ( Marrëveshja TTIP) dhe BE – Kanada (CETA) do të jenë dukshëm në plan të parë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së nga Luksemburgu. Marrëveshja CETA mund të ratifikohet gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa sa i takon TTIP janë miratuar rekomandime gjatë muajit qershor. Gjithashtu Presidenca do të ketë për qëllim konkludimin e negocimeve me Vietnamin dhe Japoninë.
Presidenca e Luksemburgut pritet të bëjë progres gjithashtu në çështje delikate politike në marrëdhëniet e jashtme.

6. Bashkimi Energjitik
Pas prezantimit të Turit të Bashkimit Energjitik për të angazhuar në një dialog intensiv përfaqësues të qeverive, parlamentet vendase të Shteteve Anëtare dhe Parlamentin Europian ashtu sikurse edhe përfaqësues të grupeve të interesit dhe OJQ-ve, në vjeshtën e këtij viti pritet prezantimi i raportit të angazhimeve të cilën KE do ta paraqesë përpara Parlamentit Europian. Pas kësaj , Presidenca e Luksemburgut në Këshillin e BE do të raportojë në lidhje me përfundimet e Këshillit, në dhjetor të vitit 2015.

7. Çështje të tjera legjislative
Presidenca e Luksemburgut do të trashëgojë gjithashtu një sërë çështjesh të papërfunduara nga Presidenca letoneze. Çështjet më të rëndësishme legjislative nën Presidencën e Luksemburgut do të përfshijnë:
- Tregun e Përbashkët Dixhital
- Reformimi i sektorit Bankar të BE-së dhe tregjeve financiare
- Mbrojtjen e Shëndetit dhe Konsumatorëve
- Transportin

                                                                                                                                  EU2015Luxemburg

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1