E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kriza e refugjatëve: kuotat dhe agjenda e re e migrimit në BE

quotasNë kuadër të planit të ri që pritet të propozohet të mërkurën nga Komisioni Europian, për të pranuar mbi 120 mijë refugjatë për dy vitet e ardhshme në vendet e Bashkimit Europian, është menduar gjithashtu edhe një rishpërndarje e tyre duke kërkuar solidaritet dhe bashkëpunim nga vendet europiane. Ndërkohë që Gjermania pritet të pranojë edhe 31 mijë refugjatë më shumë duke u ndjekur nga Franca me 24 mijë ekstra, Britania e Madhe e cila nuk bën pjesë në sistemin e kuotave të detyruara do të mirëpresë 20 mijë refugjatë nga Siria për pesë vitet e ardhshme, por do të pranojë vetëm ata që vijnë nga kampet e vendosura në kufijtë e Sirisë.


Ndërkohë që Britania e Madhe po jep një shembull pozitiv për zgjidhjen dhe ndihmën e krizës, kryetarët e vendeve të Vishegradit( Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë) në takimin e zhvilluar të premten me dt 4 shtator në Pragë, u shprehën kundër kuotave të vendosura. Hungaria, e cila është kthyer në një vend tranzit për shumë refugjatë sirianë si rruga e vetme për të shkuar drejt Gjermanisë, njihet për politikat kundër emigrim. Ndërtimi i një muri elektrik 160 km i gjatë në kufi me Serbinë dhe deklaratat jo mikpritëse të kryeministrit, duke i cilësuar refugjatët si emigrantë të paligjshëm që vendi i tij nuk do t’i pranojë, janë shembuj të politikës jo bashkëpunuese që ky vend po luan. Por kryeministri Orban dhe të tjerë argumentojnë që qëndrimi i vendeve të Vishegradit duhet të mirëkuptohet, për shkak të situatës ekonomike që ata ndodhen dhe vështirësive dhe kaosit që ky fluks i papërballueshëm emigrantësh shkakton. Por nga ana tjetër, argumente të tjera theksojnë që këto vende kanë qenë mjaft bashkëpunuese në sulmet kundër Irakut dhe Sirisë, dhe tani duhet të mbajnë përgjegjësi për pasojat e shkaktuara nga veprimet e tyre.

Gjithashtu komentet e përfaqësuesve të lartë të shtetit sllovak se do të pranonin vetëm refugjatë të besimit të krishterë nuk janë pritur mirë jo vetëm nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, por edhe nga vetë opinioni publik dhe qytetarët sllovakë, që ndryshe nga politikanët e tyre, kanë dhënë një shembull të humanizmit dhe solidaritetit duke ofruar ndihma për familjet e vendosura në stacionin qendror të Vjenës. Një qëndrim negativ po mban edhe Danimarka, pavarësisht se nuk përfshihet në programin e kuotave, ajo së fundmi ka paguar për njoftime në gazetat e Libanit, ku nënvizohet fakti që Danimarka ka kufizuar ndihmat sociale për refugjatët, duke e bërë këtë vend më pak tërheqës për refugjatët. Probleme po shfaqen edhe në Greqi, si një nga vendet që pret numrin më të madh të refugjatëve ku në pikat e qëndrimit të refugjatëve ka pasur përplasje mes tyre dhe policisë, si në ishullin Lesbos ku pati një përleshje ndërmjet 2 500 emigrantëve dhe autoriteteve të policisë, apo dhe në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Këto probleme duket se do të shoqërojnë programin e ri mbi migrimin dhe kuotat që do të propozohet gjatë zhvillimit të State of Union (9 shtator), ku Kryekomisioneri Juncker do të mbajë fjalimin për herë të parë në një event të tillë. Për BE-në mbeten prioritet masat afatshkurtra për mirëmenaxhimin e procesit dhe bashkëpunim më të gjerë mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo anëtare, por që janë tranzite apo të origjinës. Është i nevojshëm një aksion emergjent për parandalimin e humbjes së jetës të emigrantëve më anë të operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe më pas për mundësinë e një procesi të regjistrimit të emigrantëve dhe vendosjes së tyre në qendra të caktuara. Problem mbetet trafikimi i tyre dhe BE ka filluar hetimin dhe luftimin e këtij fenomeni që rrezikon jetë njerëzish. Në fund është i nevojshëm solidariteti dhe bashkëpunimi për një zgjidhje të situatës, për të mbrojtur dhe siguruar jetët dhe për të realizuar një qasje të re të zhvillimit të politikave mbi emigrimin dhe demografinë, duke mos harruar vlerat, parimet dhe idetë që karakterizojnë Bashkimin Europian, si union.
                                                                                                                  Stafi i Eurospeak, shtator 2015

 

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1