E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Dështon marrëveshja në takimin e jashtëzakonshëm mes ministrave të BE-së mbi krizën e refugjatëve

no agreement migrantsNë takimin e jashtëzakonshëm mes ministrave europianë të punëve të brendshme, të mbledhur nga Këshilli i Bashkimit Europian, të hënën (14 shtator) nuk u arrit dot një marrëveshje mbi ndarjen e përgjegjësisë në mënyrë të drejtë në lidhje me pranimin e mijëra refugjatëve që kërkojnë azil në Europë. Diskutimi që zgjati më shumë se gjashtë orë, filloi me një shpjegim dhe analizim të situatës dhe masave të ndërmarra nga agjencitë europiane dhe ndërkombëtare duke vazhduar me prezantimin e propozimeve të Komisionit Europian dhe diskutimeve mes vendeve pjesëmarrëse. Por në përfundim nuk u arrit dot një marrëveshje mbi kuotat dhe rishpërndarjen, duke shpresuar që një vendim i përbashkët dhe përfundimtar do të merret në takimin e ardhshëm, datë 8 tetor.

“Nuk arritëm dot marrëveshjen e dëshiruar”,- u shpreh Komisioneri i BE-së për Migrimin, z. Dimitris Avramopoulos. Sipas tij, jo të gjithë shtetet anëtare janë gati për të vazhduar me hapat e ndërmarra, duke nënkuptuar kështu shtetet lindore si Hungaria, Polonia apo Sllovakia. Këto vende edhe gjatë takimit mbajtën një qëndrim të vendosur kundër përpjekjeve gjermane dhe franceze për arritjen e një marrëveshje mbi propozimet e Komisionit për të rishpërndarë 120 mijë persona në bazë të kuotave të detyrueshme. Sllovakia dhe Hungaria nënvizuan se sistemi i kuotave po tërheq më shumë emigrantë drejt Europës, duke shkaktuar një lëvizje masive njerëzish që mund të rrezikojnë zonën Schengen si dhe do të shkatërrojët ekonominë e tyre dhe stabilitetin shoqëror. Gjithashtu përfaqësuesit e Sllovakisë dhe Austrisë, si dhe Polonia dhe Hollanda deklaruan se do të ndjekin shembullin e Gjermanisë për të vendosur kontrolle në kufijtë e tyre. Gjermania nga ana tjetër u shpreh që mbyllja e zonës Schengen është thjesht një fazë e përkohshme, si një mënyrë për të përballuar fluksin e refugjatëve.

Hungaria pas vendosjes se murit me tela në kufirin me Serbinë, vazhdon me masat ekstreme kundër refugjatëve ku është vendosur se do të arrestohet çdo emigrant i paligjshëm që e kalon këtë gardh apo e dëmton atë, duke shkatërruar mundësinë e ëndrrës europiane për shumë refugjatë sirianë të mbetur në Serbi. Vetëm në vitin 2015, në Hungari kanë kaluar rreth 200 mijë persona, shumica e tyre në drejtim të Gjermanisë. Të martën (15 shtator) në orët e para të mëngjesit u vendosën ligje të reja, të cilat sipas qeverisë së djathtë hungareze nënkuptonin fillimin e një ”epoke të re”, për të përjashtuar azilkërkuesit që nuk u pranohet kërkesa duke i kthyer në Serbi. Kjo është një mënyrë për të ulur numrin e njerëzve drejt BE-së.

Komisioni Europian në deklaratën e tij mbi takimin e jashtëzakonshëm të ministrave përmendi si pozitive marrëveshjen për realizimin e fazës së parë mbi rishpërndarjen e 40 mijë azilantëve dhe për të arritur një marrëveshje për rishpërndarjen e 120 mijë të tjerëve në fazën e dytë. Gjithashtu aty u vendos për rritjen e fondit për të mbështetur krizën në Siri dhe vendet fqinjë si dhe u arrit marrëveshja mes ministrave për të përfunduar listën e vendeve të sigurta, ku sipas gjasave Turqia nuk do të jetë në këtë listë, për shkak të sulmeve që ka marrë kundër forcave kurde. Si përfundim Komisioni Europian kërkoi angazhim dhe solidaritet më të madh të vendeve të BE-së për të ndihmuar në lehtësimin e krizës dhe në zbatimin e shpejtë dhe në kohë të masave që duhen ndërmarrë.

                                                                                                                 Stafi i Eurospeak, shtator 2015

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1