E Premte, 24 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Rizgjedhja e Tsipras - qeveria e re, reagimet dhe prioritetet

grafik zgjedhjet Syriza

Lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras bëri betimin si kryeministër të hënën (21 shtator), ndërkohë që ceremonia e betimit të qeverisë së re u zhvillua dy ditë më vonë. Partia e Aleksis Tsipras fitoi zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Greqi, duke u rimandatuar si kryeministër, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar me liderët europianë. Pas përfundimit të numërimit të votave, Syriza mori më shumë se 35% të votave duke siguruar 145 vende në parlament, kundrejt 28% të Demokracisë së Re.

Partia e tretë me 7.05%, të votave është Agimi i Artë, që ndiqet nga Pasok 6.40 %, Partia Komuniste 5.48%, Lumi 3.91, Unioni i Qendrës 3.71%, Uniteti Popullor 2.82%. Edhe pse shumë nga liderët e partisë “Agimi i Artë” janë duke u gjykuar për lidhje me vrasjen e muzikantit anti racist Pavlos Fyssas, nga një simpatizant i partisë, kjo parti renditet e treta dhe duket se mbështetësit e saj më të mëdhenj janë personat që po vuajnë më shumë nga kriza ekonomike, por edhe nga ajo e refugjatëve, e sipas të dhënave 16% e të gjithë të papunëve në Greqi kanë votuar për këtë parti.

Fitorja e Syrizas i jep fund një periudhe të gjatë, ku konservatorët dhe socialistët alternonin pushtetin me njëri-tjetrin, por nuk i jep Syriza-s shumicën absolute parlamentare dhe asaj i duhen partnerë për të krijuar qeverinë. Por partia që ka numrin më të madh të votave përfiton një bonus prej 50 vendesh në parlament, sipas ligjit elektoral. Në çdo rast, i takon presidentit të vendit t’i japë mandatin për krijimin e qeverisë partisë që ka fituar më shumë vota. Me rezultatin surprizë që siguroi në këto zgjedhje Syriza e Aleksis Tsipras nuk e pati shumë të vështirë formimin e koalicionit. Ajo vazhdoi koalicionin me partinë e spektrit të djathtë “Grekët e Pavarur” për krijimin e qeverisë së re.

Zgjedhjet, eklipsuar nga  kriza së refugjatëve

Numri i votuesve në rang kombëtar për këto zgjedhje ishte 57%, më i ulët se zgjedhjet e janarit ku morën pjesë 63%. Niveli i abstenimit ka qenë 43.44%, çka do të thotë më e ulëta në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme të vendit. Brenda një viti greket kanë shkuar tre herë në qendrat e votimit, zgjedhjet e parakohshme, zgjedhjet e përgjithshme të fillim-vitit ku Tsipras erdhi në pushtet dhe referendumi i korrikut për të pranuar ose jo marrëveshjen me vendet e eurozonës.

Duket se qytetarët grekë e kanë humbur entuziazmin për votime dhe nuk kanë më interes ndaj këtij akti demokratik. Gjithashtu një arsye tjetër shfaqet edhe kriza e emigrantëve, ku në ishujt lindor pranë brigjeve turke, të cilët janë edhe destinacionet ku mbërrijnë më shumë refugjatë, vetëm 43% e votuesve kanë marrë pjesë. 

Reagimet pas shpalljes së rezultatit

Kryeministri i ardhshëm Aleksis Tsipras duke folur para mbështetësve të partisë së tij e ka cilësuar fitoren e arritur “ëndërr për të nesërmen”. “Fitorja i përket gjithë popullit grek, nga nesër do të fillojmë punën për të vendosur drejtësi. Do të përveshim mëngët që dielli të ngrihet dhe në vendin tonë për të pasur një Greqi të fortë pas katër vitesh. Rimëkëmbja nuk do të vijë me magji, por me përpjekje dhe shumë punë për të mbrojtur të dobëtit dhe për të rishpërndarë pasurinë.”- u shpreh Tsipras.

I pari që e ka uruar kreun e Syriza ka qenë Presidenti i Francës Francois Hollande, i cili deklaroi se “Rezultati i zgjedhjeve është një zhvillim i rëndësishëm për Greqinë ashtu edhe për Europën, duke u shprehur se tashmë është detyrë kryesore e qeverisë që të drejtojë vendin drejt stabilitetit afatgjatë. Më pas ka ardhur edhe mesazhi i urimit nga Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselblom, i cili u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me qeverinë e re në zbatimin e reformave të kërkuara. Në letrën e tij të urimit, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk deklaroi se shumë nga sfidat që po përballet Europa janë të njëjta me ato që po përballet Greqia, siç janë kriza e refugjatëve dhe krijimi i një rritjeje të qëndrueshme ekonomike dhe vendeve të punës. Sipas tij zbatimi i programit ekonomik është thelbësor në ecjen përpara në procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Juncker i bëri thirrje qeverisë së re se tashmë ka mandatin për të ndërmarrë reformat për të cilat ka rënë dakord. Të dy zyrtarët e lartë europianë iu shmangën komenteve apo deklaratave si ato të Presidentit të Parlamentit Europian, i cili bëri të ditur se gjatë bisedës telefonike që pati me Tsipras kishte shprehur habinë e tij për arsyen pse Tsipras bëri koalicion me partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”. Nga këto deklarata partia e djathtë reagoi ashpër, duke i cilësuar këto komente si ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran dhe mungesë respekti ndaj institucionit që ai drejton.

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin uroi Aleksis Tsipras në fitoren e tij triumfuese elektorale, duke shprehur shpresën e tij për vazhdimin e "dialogut konstruktiv" dhe "bashkëpunimin me përfitime reciproke". Në një telegram dërguar nga Kremlini, udhëheqësi rus u shpreh se shpresonte te "Vazhdimi i dialogut konstruktiv dhe punës aktive të përbashkët për forcimin e ardhshëm të bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm ruso-grek". Moska dëshiron t’i forcojë lidhjet dhe bashkëpunimin me Greqinë në shumë sektorë.

Pritshmëritë dhe vështirësitë

Ashtu siç pritej kryeministri grek nuk iu përmbajt dot retorikës populiste, duke deklaruar se Greqia dhe grekët janë sinonim i rezistencës dhe dinjitetit, dhe kjo betejë do të vazhdojë për katër vjet, si brenda ashtu edhe jashtë, në përkrahje të krenarisë së vendit dhe popullit grek. Pavarësisht deklaratave folkloriste dhe nacionaliste se fitorja e Syrizas do ta ndryshojë Europën, u tha mbështetësve se rruga 4 vjeçare që e pret vendin paraqitet tepër e vështirë dhe e dhimbshme. Ndërkohë që zgjedhjet dhe rezultati i tyre janë ndjekur me shumë vëmendje edhe nga Brukseli, i cili kishte shprehur preferencën për një koalicion me bazë të gjerë Syriza-Demokracia e Re, por që u refuzua kategorikisht nga të majtët kundrejt hapjes që i kishte bërë Demokracia e Re. Sidoqoftë tashmë pritet me kuriozitet të madh qëndrimi dhe sjellja që do të mbajë qeveria e re greke lidhur me zbatimin e programit ekonomik dhe zbatimit të reformave.

Prioritetet e qeverisë së re:

• Në 100 ditët e para: Do të ulen pagat dhe pensionet, por më pak se në vitet paraardhëse (2% rritje në kontributet për pension të punëtorëve, 2% rritje në kontributet e pensionistëve)
• Reformë në sistemin e pensioneve para janarit: Specifikisht do të përcaktohen kategoritë që do të kualifikohen në sistemin e pensionit të parakohshëm
• Rikapitalizmi i bankave dhe vendosja e një agjende mbi nxitjen e kontrollit të kapitalit.
• Rritja e numrit të bisedimeve mbi pagimin e borxhit me BE dhe FMN (për të përgatitur negociatat mbi lehtësimin e borxhit në janar)
• Më shumë reforma mbi taksat: Fermerëve do t’u dyfishohet taksa mbi të ardhurat; dënime të reja kundër evazionit
• Privatizimi i më shumë se gjysmës së rrjetit shtetëror të energjisë elektrike.
• Liberalizimi i profesioneve të mbyllura, psh. taksive do u hiqet tarifa
• Rivendosje e tarifave në shërbimin shëndetësor publik, të cilat vetë Syriza i kishte hequr më parë.

                                                                                                                Stafi i EuroSpeak, shtator 2015

  Kërko

  Axhenda

20 maj – Konferenca “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve” e foksusuar në zbatimin e Garancisë Rinore në rajonin e detit Baltik.
21 maj – Presidenca Rumune organizon konferencën “Eksperienca e Rumanisë dhe e Shteteve të tjera Anëtare në adoptimin e ‘Acquis-communautaire’ në fushën e prokurimit publik”
21 maj – Presidenti Junker do të mbajë fjalimin hapës në Kongresin e 14 të Konfederatës Europiane të Sindikatave ku do të zgjidhet Presidenti i ri i Konfederatës dhe do të adoptohen dokumentat kryesore strategjike
23 maj – Takimi i Komitetit Këshillues të Zonës Ekonomike Europiane ku anëtarët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Zonën Ekonomike në kuadër të 25 vjetorit
26 maj – Zgjedhjet për Parlamentin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1