E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Të ndryshojmë kursin në Europë

Cime

Më datë 29 tetor në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të jashtëzakonshëm të Lëvizjes Europiane në Itali(CIME) me temë qendrore "të ndryshojmë kursin në Europë”, u zgjodh trupi drejtues i organizatës dhe u diskutua mbi sfidat e BE-së dhe sugjerimet për kontributin e organizatës në rrugëtimin europian. Lëvizja Europiane në Shqipëri(EMA) përgëzon partnerët në Itali për rizgjedhjen e Pier Virgilio Dastoli si President i Lëvizjes Europiane Itali, i cili shquhet për kontributin e tij për një Europë të Bashkuar me një aktivizim mbi dyzet vjeçar.


Aktiviteti u zhvillua në Romë në sallën e Shoqatës së Bankave Italiane. Kontribute të rëndësishme u dhanë për asamblenë nga Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, Presidenti i Senatit, Pietro Grasso, ish-Presidenti i Republikës dhe ish-presidenti i Lëvizjes Europiane Itali, Giorgio Napolitano. Ndër të tjerë, morën pjesë Sandro Gozi, Sekretari i Kryeministrit për Çështjet Europiane, Pier Ferdinando Casini, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit dhe Giuseppe Buccino Grimaldi, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së BE-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Debati intenstiv u shoqërua me ndërhyrje nga 24 përfaqësues të komponentëve të ndryshëm të Levizjes Europiane Itali, si organizatat federaliste, sindikatat, organizatat rinore, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, artizanët, kooperativat, organizatat vullnetare, shoqata në shkolla dhe universitete, shoqatat lokale dhe rajonale në të gjithë territorin, fondacionet, shoqatat bankare, organizatat e informacionit dhe komunikimit, konsumatorit, forcat politike.

Për herë të parë u trajtua çështja e rikonvertimit të procesit të integrimit, ndërkohë që institucionet e Bashkimit Europian të paralizuar nga rritja e peshës së interesave kombëtare që po manifestohen gjithnjë e më shumë edhe me rivendosjen e kufijve të brendshëm, duken te paafta për të siguruar një ndërveprim efikas dhe të shpejtë mes tyre dhe qytetarëve europianë.

Një krize e re finanziare, e mundshme, do ta gjejë të papërgatitur BE-në pasi procesi i Bashkimit Europian Monetar, duke filluar nga ai bankar që konsiderohej si hap i parë thelbësor, është akoma larg realizimit.

Shtyrja e negociatave për një sistem europian të mbrojtjes për depozitat bankare – vendosur më 16 tetor nga Këshilli Europian, që ka marrë përsipër tashmë rolin e institucionit qendror për vendimet (ose më mirë jo vendimet) në BE, pavarësisht nga Traktatet dhe kundër traktatet - është nje tjeter sinjal jo i mirë i paralizës europiane.

Rritja e sfidave në dimension kontinental nxjerr në pah dhe në mënyrë dramatike pashmangshmërinë e integrimit europian, si e vetmja zgjidhje për t'iu përgjigjur kërkesës për pritjen e atyre personave që largohen nga luftërat, uria dhe mungesa e mallrave primare të nevojshme për të siguruar dinjitetin e njeriut; për të mbrojtur të drejtat ekonomike dhe sociale - individuale dhe kolektive - përtej kufijve; për të forcuar strukturën ekonomike dhe industriale të Europës brenda kornizës së qëndrueshmërisë së mjedisit; për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin ndërkombëtar; për të mundësuar qe vendet europiane, së bashku, të jenë aktorë në një botë të globalizuar dhe të luajnë një rol aktiv në Mesdhe.

Si mund të imagjinohet respektimi dhe zbatimi i “Objektivave të Mileniumit”, miratuar nga Kombet e Bashkuara më 25 shtator, në qoftë se ushqehet iluzioni i rrezikshëm se çdo shtet europian mund të veprojë i vetëm në nivel ndërkombëtar?

Në unanimitet gjithashtu riafirmohet bindja e saj, e shprehur në mënyrë të përsëritur nga Traktati i Maastricht e tutje, mungesa e efikasitetit te gradualizmit në procesin e integrimit europian dhe iluzioni se, me faza, duke filluar nga bashkimi monetar, mund të arrihet në " bashkimin politik”.

Ne kemi nevojë për një rifillim të fortë dhe urgjent të debatit mbi Europën, për promovimin e të cilit duhet të angazhohet bota e politikës, ekonomisë dhe punës, kulturës, shoqërisë dhe mbi të gjitha, brezi i ri.

Objektivi “Shtetet e Bashkuara të Europës” do të shfaqet jetëshkurtër nëse nuk do të paraprihet nga një aksion i fortë popullor dhe një "operacion vërtetësie", në mënyrë që të rekuperohet shumica e mbështetësve europian.

Për këtë arsye, asembleja e Lëvizjes Europiane Itali ka vendosur për të angazhuar gjithë komponentët e saj - organizatat federaliste, sindikatat, organizatat rinore, ndermarrjet e vogla dhe të mesme, artizanët, kooperativat, shoqatat vullnetare, shkolla dhe universitete, shoqatat lokale dhe rajonale në të gjithë territorin, fondacionet, shoqatat bankare, organizatat e informacionit dhe komunikimit, konsumatorit, forcat politike - në nje veprim kolektiv drejtuar opinionit publik në tërësi për të shpejtuar krijimin e një hapësire për debat dhe qytetari aktive.

Në pranverën e 2016 do të promovohet aktiviteti "Koalicion gjithpërfshirës për Komunikim Publik në Europë". Duke u bazuar në domosdoshmërinë e konsensusit popullor, shprehur nëpërmjet një kompromisi demokratik dhe konstitucional në brendësi të Parlamentit Europian në bashkëpunim me parlamentet kombëtare dhe së fundmi me votë popullore të një referendumi pan – europian për një epoke të re drejt Shteteve të Bashkuara të Europës.

Në perspektivën e iniciativave për të festuar 60- vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Romës më 25 mars 2017, Lëvizja Europiane ripohon nevojën për tu bazuar në parimet, vlerat dhe objektivat të cilat ishin në vitin 1950 origjina e procesit te integrimit europian - duke përfshirë thirrjen e saj federaliste
                                                                                                                                    Roland Muka, EMA

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1