E Martë, 27 Qershor 2017
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Një Turqi më afër apo më larg BE-së?


CARTOON2JPG-facebookJumboPas referendumit për reformën kushtetuese që u votua PRO nga 51% e votuesve, Bashkimi Europian gjendet përballë dilemës nëse duhet të mbajë të njëjtin qëndrim me Turqinë, duke patur parasysh që është vend kandidat për aderim në Union, apo duhet të tregojë “dhëmbët”. Disa opinionistë mendojnë që Turqisë duhet ti jepet akoma një mundësi, të paktën për hir të atij 49%- që akoma janë me sytë nga Europa. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit që jo vetëm që Turqisë duhet ti mbyllen dyert për në Union, por të nxirret dhe nga Aleanca Euro-Atlantike. Teksa Europa po vazhdon akoma ti kërkojë “llogari” Ankarasë zyrtare në lidhje me parregullsitë në referendum, dhe nga ana tjetër Presidenti Trump e përgëzon Erdogan për reformën, mediat më të mëdha europine kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi-Nato.


CICERO (GJERMANI)
Gazeta prestigjoze Gjermane “Cicero” në një analizë të saj, si pyetje kryesore nuk shtron nëse Turqia duhet të vazhdojë bisedimet për aderim në Bashkimin Europian, por nëse duhet të vazhdojë si vend anëtar i Nato-s apo jo. Ndër të tjera shton: “Po sikur pas grushtit tjetër të shtetit Erdogan vendos që të fajësojë vendet e tjera apo lëvizjen Gyleniste, dhe vendos që të kërkojë mbështetje nga Nato? A ka ndonjë vend perëndimor që do të donte të përballej me një kërkesë të tillë?... Pikësynimi strategjik i vendeve perëndimore duhet të jetë që të ketë sa më pak varësi nga Turqia e Erdogan”.

KATHEMIRINI (GREQI)
“Problemi qëndron në faktin që Greqia ndan kufijtë me Turqinë dhe do ti ndjejë e para pasojat e ngjarjeve atje. Nëse marrëdhëniet Turqi-Europë tensionohen dhe më tej, interesat e Greqisë do të vihen në rrezik. Sidomos nëse Erdogan mendon se ka mbështetjen e Trump dhe Putin. Nuk do të jetë e lehtë të bashkëjetohet me një fqinj që është në kufijtë e krizës dhe që në krye ka një lider që vuan nga paranoja. Europa duhet të jetë e kujdesshme në rast se vendos që ti mbyllë dyert Turqisë, pasi duhet të sigurohet që ato dyer të jetë të mbyllura mirë”.

DER STANDARD (AUSTRI)
“Unioni duhet të mos ndërpresë negociatat me Turqinë pasi kjo do ta dobësonte akoma më shumë pozitën turke. Nëse kjo ndodh, do të jepej një sinjal që Unioni nuk ka më besim tek demokracia turke, ashtu siç bëri Trup kur e përgëzoi Erdoganin për fitoren. Një ndërprerje e bisedimeve është ajo që kërkon presidenti turk, që më pas ta konsiderojë veten si viktimë. Këtë gjë Erdogan po kërkon ta bëjë duke rikthyer dënimin me vdekje. Por BE-ja nuk duhet të bienë këtë kurth të Erdogan, por duhet ti bëjë Turqisë të qartë që nuk do vazhdojë bisedime me vetë Erdoganin, por me një lidership të ardhshëm që mbështet vlerat europiane”.

DIE TAGESZEITUNG (GJERMANI)
“Është thjesht çështje kohe para se Erdogan vendos ti japi fund negociatave për aderim në BE duke rivendosur dënimin me vdekje. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani është që të mbahet kontakt me 50%- e popullsisë turke që votoi për demokracinë dhe për lidhje më të afërta me perëndimin. Europa duhet të bëjë çdo përpjekje që të mbështesë qeverinë civile edhe nëse Erdogani do përpiqet që të hyjë në mes. Ajo që duhet bërë menjëherë, është heqja e kufizimeve të vizave për qytetarët turq. Sepse vetëm në këtë mënyrë, ata mund të mbeten në kontakt me vlerat europiane”.

                                                                                                                                Eurotopics, prill 2017

  Kërko

  Axhenda

19 qershor – Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës Seksuale në Zonat në Konflikt
                 - Komiteti i Parlamentit Europian për Politikat e Jashtme: “Diskutime për Raportin e 2016 e Komisionit Europian mbi Turqinë dhe diskutime me Z. Denis Zvizdic, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë &Hercegovinës
20 qershor – Dita Botërore e Refugjatëve
                  - Komisioni Europian: “Java e Bashkimit Europian për Energjinë e Qëndrueshme 2017” 
                   - Mbledhje e Këshillit të Malit të Zi për “Stabilizim dhe Asociimin”
21 qershor – Konferencë e rëndësishme në Parlamentin Europian për Emigracionin 
25 qershor – Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

  FJALOR

Deficiti demokratik (Democratic deficit)

Është një koncept i cili bazohet kryesisht mbi argumentin se Bashkimi Europian dhe institucionet e tij vuajnë nga mungesa e demokracisë dhe duken të paarritshme nga qytetar i thjeshtë, pasi metoda e funksionimit të tyre është shumë e ndërlikuar. Në çdo hap të ri të procesit të integrimit europian, çështja e legjitimitetit demokratik është bërë gjithnjë e më e ndjeshme.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1