E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Presidenca e Estonisë në Këshillin e BE –së: korrik-dhjetor 2017

estonia-eu20171 korriku shënon fillimin e një Presidence të re në Këshillin e BE-së. Pas Maltës që mbajti Presidencën për 6 muaj, për periudhën korrik-dhjetor 2017 Estonia do të mbajë Presidencën e parë duke ia dorëzuar më pas Bullgarisë (për periudhën janar-qershor 2018). Kryeministri i Estonisë dha një fjalim në Strasburg duke paraqitur programin e Presidencës së Estonisë ku e vuri theksin në bashkëpunimin mes vendeve anëtare. Një ndër pikat kyçe ku do të fokusohet Estonia është lëvizja e lirë dhe e sigurt e të dhënave dixhitale. Kjo për shkak se vendi është lider në fushën e teknologjisë dhe sulmet kibernetike janë shtuar ndjeshëm në të gjithë Europën. Papunësia, Siguria dhe Migracioni do të jenë pjesë e axhendës në mënyrë që Europa të jetë më pranë qytetarëve.


Estonia beson se sot Bashkimi Europian është më i forte se 60 vjet më parë ndaj dhe prioritetet bazohen në agjendën strategjike të Këshillit të Europës dhe në qëllimet e përbashkëta të formuluara në Samitin e 60-vjetorit të BE-së në Romë. Kjo është një detyrë që Estonisë i vjen në një kohë ku në 2018 ajo feston edhe përvjetorin e 100 të saj. Të dy ngjarjet do të ofrojnë një mundësi të madhe për të tërhequr më shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj Estonisë

Programi i Presidencës Estoneze përqendrohet në katër prioritete:

1. Një ekonomi Europiane e hapur dhe inovative

Fokusi lidhur me ekonominë e hapur dhe inovative Europiane apo një ekonomi të fortë dhe konkurruese do të qëndrojë në mbështetjen ndaj rritjes ekonomike dhe punësimit. Tregu i Vetëm Europian përbën një nga asetet më të mëdha të BE-së dhe disa nga potencialet që ai ofron janë ende të pashfrytëzuara. Presidenca e Estonisë i jep përparësi krijimit të një ekonomie të re europiane duke i dhënë përparësi tregut social, i cili është i hapur për ndryshime, mundësi, tregti të lirë. Për kompanitë fokusi lidhet me krijimin e një mjedisi biznesi transparent, të thjeshtë dhe pa burokraci si dhe në sigurimin e një sektori bankar të qëndrueshëm. Po ashtu, një sistem energjie të pastër dhe më efektiv.

2. Një Europë gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme

Vëmendja gjatë Presidencës Estoneze do të përqendrohet në mënyrat në të cilat BE-ja mund të ofrojë mundësi dhe kushte të barabarta për njerëzit, si në shtetet e tyre anëtare ashtu edhe në vendet ku jetojnë apo punojnë. Një nga sfidat më të mëdha është transformimi teknologjik ku secili vend anëtar duhet të përshtatë sistemet e sigurimeve shoqërore dhe të reagojë ndaj ndryshimeve në mjedisin ekonomik.

3. Një Europë të sigurt

Marrja e përgjegjësisë nga Bashkimi Europian për sigurinë në Europë dhe rreth saj është pjesë e Axhendës Europiane duke mos pranuar agresion kundër një vendi apo pjese të territorit europian. Sfidat do të arrihen duke shpenzuar më shumë në mbrojtje dhe duke shfrytëzuar mekanizmat ekzistues dhe të rinj. Fokusi qendror do të jetë kryeja rregullisht e ushtrime të koordinuara të menaxhimit të krizave duke mbrojtur dhe ushtruar kontroll më të rreptë mbi kufijtë e jashtëm të BE-së. Theksi vendoset mbi bashkëpunimin dhe shkëmbimin e shpejtë të informacioneve mes vendeve anëtare mbi lëvizjen e migrantëve të parregullt dhe mallrave të paligjshme. Synohet përmirësimi i ndërveprimit të sistemeve të informacionit dhe cilësia e shkëmbimit të të dhënave duke i ofruar ndihmë atyre që krijojnë strehim nga tragjedia e luftës siriane.

4. Një Europë dixhitale dhe lëvizje e lirë e të dhënave

Veprimtaria e Presidencës në këtë fushë do të zhvillohet duke e konsideruar lëvizjen e lirë të të dhënave si lirinë e pestë të BE-së dhe për këtë liri thelbësore do të zhvillohet një debat politik në Europë. Revolucioni dixhital është në thelbin e çdo sfide duke u përkushtuar në ofrimin e një tregu të vetëm dixhital në 2018. Çdo aspekt i programit ka një dimension dixhital duke e bërë blerjen e mallrave ose shërbimeve në një vend tjetër europian më të mundur dhe të lehtë. Europa do të jetë ndër pionieret në krijimin e 5G dhe zhvillimin e produkteve apo shërbimeve të reja duke përmirësuar kuadrin rregullator të telekomunikacionit. Gjatë Presidencës do të inkurajohet përdorimi TI në jetën e përditshme, duke përfshirë shëndetin, drejtësinë dhe sistemet financiare.

Estonia do të organizojë më shumë se 2 000 takime në Bruksel dhe 230 ngjarje apo aktivitete që do të prekin të gjitha fushat. Takimet informale në Estoni do të ofrojnë një mundësi për të nxjerrë në pah çështjet të rëndësishme dhe për të kontribuar në zhvillimin e pozitave të përbashkëta. Ngjarjet e mbajtura në Estoni dhe Bruksel do të ofrojnë gjithashtu një mundësi unike për të promovuar Estoninë si vendin që mban presidencën e BE. Më shumë se 20,000 vizitorë pritet të marrin pjesë në ngjarjet e presidencës në Estoni gjatë mandatit gjashtëmujor të presidencës. Republika e Estonisë do të festojë gjithashtu 100 vjetorin e saj më 24 shkurt 2018. Festimi i 100 vjetorit të Estonisë do të fillojë në prill të vitit 2017 dhe do të vazhdojë deri më 2 shkurt 2020, që do të shënojë 100 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Paqes së Tartufit, i cili përfundoi Luftën e Pavarësisë Estoneze. Pritshmëritë dhe objektivat e vendosura nga Estonia janë të mëdha, Europa ka nevojë për një dorë të fortë që të nxisë dhe të realizojë të gjitha qëllimet e vendosura 60 vjet më pare nga BE-ja.

                                                                                                                           Këshilli i BE-së, korrik 2017

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1