E Hënë, 18 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Programi i Punës i Komisionit për vitin 2019: Mbajtja e premtimeve dhe planet për të ardhmen

download 2Komisioni Europian ka prezantuar Programin e tij të Punës për vitin 2019 gjatë muajit tetor, duke përcaktuar tre çështje kryesore për vitin në vazhdim: 1. arritjen e marrëveshjeve sa më shpejt mbi propozimet legjislative tashmë të paraqitura për të përmbushur dhjetë prioritetet e saj politike; 2. miratimi i një numri të kufizuar iniciativash të reja për të adresuar sfidat e pazgjidhura; 3. paraqitja e disa iniciativave me një perspektivë të ardhshme për BE- 27 duke përforcuar themelet për një Europë të fortë, të bashkuar dhe sovrane.

Çdo vit, Komisioni miraton një Program Pune që përcakton listën e veprimeve që do të ndërmarrë në vitin e ardhshëm. Programi i Punës informon publikun dhe bashkë-ligjvënësit për angazhimet politike për të paraqitur iniciativa të reja, tërheqin propozimet në pritje dhe rishikojnë legjislacionin ekzistues të BE.

Që nga fillimi i mandatit të tij në 2014, ky Komision ka nënvizuar nevojën për një Bashkim me një fokus më të fortë në gjërat me rëndësi dhe në nevojën për të përmirësuar legjislacionin në fuqi. Një aspekt thelbësor është sigurimi i respektit për parimet e subsidiaritetit dhe proporcionalitetit. Komisioni po paraqet së bashku me këtë Program Pune, edhe një deklaratë që përcakton se si do të synohet të forcohet roli dhe parimet e subsidiaritetit dhe proporcionalitetit në politikëbërjen e BE-së, shoqëruar nga Raportet Vjetore për Marrëdhëniet ndërmjet Komisionit Europian dhe parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare.

Presidenti Jean-Claude Juncker deklaroi që së zgjedhjet parlamentare të 2019 po afrojnë, dhe i bëri thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit që të miratojë propozimet e paraqitura nga Komisioni në katër vitet e fundit. Ai tha se qytetarët nuk kujdesen për propozimet, ata kujdesen për ligjet në fuqi që u japin atyre të drejta dhe se nuk do të kishte mesazh më të mirë për votuesit se sa një demonstrim se ky Bashkim jep rezultate konkrete dhe të prekshme për ta. “Komisioni ka paraqitur tashmë të gjitha propozimet legjislative të nevojshme për të mundësuar 10 prioritetet e Komisionit. Së bashku me Parlamentin Europian dhe Këshillin, kemi gjetur marrëveshje për rreth gjysmën e këtyre propozimeve deri më tani, dhe 20% janë shumë të avancuara në procesin legjislativ. Prioriteti ynë për vitin e ardhshëm do të jetë që të marrim sa më shumë propozime që të jetë e mundur.”- deklaroi Juncker.

Iniciativat e reja që do të ndërmerren në Programin e ri të Punës së Komisionit për vitin 2019 janë:

1. Nxitje e re për punë, rritje dhe investime;
2. Një treg i vetëm europian dixhital i bashkuar;
3. Një bashkim energjetik duke pasur në fokus ndryshimet klimaterike;
4. Një treg i brendshëm me një bazë industriale më të forcuar;
5. Tregti e zhvilluar dhe e balancuar në mënyrë për të mbajtur nën kontroll globalizimin;
6. Një Bashkim Ekonomik dhe Monetar më i fortë;
7. Një pushtet gjyqësor dhe respektim i të Drejtave Themelore Bazuar në mirëbesimin e ndërsjellë;
8. Politikë e re për Migracionin;
9. BE të kthehet në një aktor të fuqishëm global
10. BE të jetë shembull i ndryshimeve demokratike

Komisioni ka pasqyruar Programin në faqen zyrtare elektronike të tij dhe ndër të tjera është shprehur që programi për vitin 2019 përshkruan një axhendë të qartë dhe të fokusuar për të përfunduar programin e premtuar elektoral në fillim të këtij mandati. Gjithashtu ka vazhduar me premtimin që Komisioni do të vazhdojë të punojë intensivisht me Parlamentin dhe Këshillin Europian për të përfunduar këtë axhendë duke miratuar dhe zbatuar të gjitha propozimet që Komisioni i ka bërë. “Kjo përpjekje e përbashkët europiane është vendimtare nëse ne do u tregojmë qytetarëve europianë se Europa mund të bëjë ndryshime përmes veprimeve të fokusuara dhe efektive dhe rezultate të prekshme” - ka qenë fjalia përmbyllëse e prezantimit.

                                                                                    Stafi i EuroSpeak dhe Komisioni Europian, nëntor 2018

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1