E Hënë, 20 Maj 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Janari sjell Rumaninë në krye të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian

romania2019Tashmë Presidenca e Këshilit të Bashkimit Europian i përket Rumanisë pas mbarimit të mandatit të presidencës Austriake. Ashtu si çdo presidencë paraardhëse edhe Rumania ka pasqyruar tablonë e saj lidhur me objektivat dhe prioritet kryesore gjatë periudhës së saj 6 mujore. Nga çfarë pasqyrohet më poshtë, mesa duket, Presidenca Rumune e Këshillit të BE-së ka një vizion të përqëndruar në parimin e kohezionit europian në të gjitha dimensionet - politike, ekonomike dhe sociale. Duke punuar nën moton "Kohezioni, një vlerë e përbashkët europiane", ajo do të fokusohet në identifikimin e zgjidhjeve që pasqyrojnë interesat e shteteve anëtare dhe vizionin e institucioneve europiane, duke vepruar në frymën e një Europe më të fortë dhe më të bashkuar.

Në shtyllën e parë të prioriteteve, Rumunia synon të sjellë një kontribut në sigurimin e konvergjencës dhe kohezionit në Europë në mënyrë që të ofrojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe shtetet anëtare përmes rritjes së konkurrencës dhe reduktimit të krijimit të zbrazëtirave lidhur me zhvillimin, në promovimin e ndërlidhshmërisë dhe digjitalizimit, stimulimin e sipërmarrjes dhe konsolidimin e politikës industriale europiane.

Kjo gjë synohet të arrihet duke çuar para para procesin e negociatave mbi Kornizën Financiare 2021-2027; duke zhvilluar dimensionin social të BE-së nëpërmjet përforcimit të shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale ; duke avancuar Agjendën Europiane në fushën ekonomike dhe atë financiare me qëllim nxitjen e rritjes dhe investimit për të thelluar Bashkimin Ekonomik dhe Monetar si dhe duke promovuar kërkimin dhe inovacionin, digjitalizimin dhe konektivitetin me qëllim rritjen e konkurrencës në ekonominë dhe industrinë europiane.

Shtylla e dytë e prioriteteve lidhet me krijimin e një Europe të sigurt nëpërmjet rritjes së kohezionit në vendet e BE-së në sfidën e re lidhur me sigurinë, ku Rumania do të ofrojë mbështetjen e saj në inciativën e bashkëpunimit lidhur me këtë të fundit. Objektivat kryesore që synohen të arrihen lidhur me këtë shtylle janë:
- Forcimi i sigurisë kombëtare duke rritur ndërveprimin e sistemit të sigurisë europiane, mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, kompanive dhe institucioneve publike si dhe në përmirësimin e mbrojtjes së BE-së nga sulmet kibernetike.
- Vazhdimi i luftës kundër terrorizmit përfshirë këtu lehtësimin e veprimtarisë nën mandatit e Prokurorisë Publike Europiane.
- Adresimi i problemeve të emigracionit bazuar në një qasje gjithëpërfshirëse për veprim brenda BE-së në nxitjen e bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe atyre të tranzitit, si dhe në lehtësimin e dialogut ndërmjet shteteve anëtare me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për një politikë efektive dhe të qëndrueshme të migracionit dhe azilit në BE.

Shtylla e tretë lidhet me mbështetjen që do të ofrojë Presidenca Rumune në konsolidimin e rolit global të BE-së përmes promovimit të politikës së zgjerimit, veprimit europian në hapësirën e tij, zbatimit të mëtejshëm të Strategjisë Globale si dhe sigurimin e burimeve të nevojshme për BE dhe vënien në zbatim të të gjitha angazhimeve në nivel global të saj. Nën këtë shtyllë, fokusi është te:
-Promovimi i forcimit të aftësive të BE-së për mbrojtjen dhe sigurinë në veçanti në konsolidimin e Partneritetit Strategjik BE-NATO.
-Mbështetja për zhvillimin e mëtejshëm të veprimeve në fushën e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesisht duke konsoliduar mekanizmat e tanishëm përgjatë kohës që do të sigurohen instrumente të reja, si: Rishikimi Vjetor i Koordinuar mbi Mbrojtjen, Fondi Europian i Mbrojtjes dhe Bashkëpunimi i Përhershëm Strukturor.
-Avancimi i procesit të zgjerimit të BE-së për të siguruar më shumë siguri të brendshme dhe të jashtme.
- Promovimi i veprime të koordinuara dhe koherente mes vendeve të BE-së, duke festuar 10 vjet që nga fillimi i Partneritetit Lindor, duke rikonfirmuar rëndësinë e Detit të Zi në agjendën e BE-së përfshirë edhe perspektivën e ripërtëritjes së Sinergjisë së Detit të Zi.
-Promovimi i interesave tregtare europiane nëpërmjet konsolidimit të multilateralizmit dhe modernizimit të sistemit tregtar shumëpalësh nëpërmjet zgjerimit të Marrëveshjeve të Partneritetit të Tregtisë Ekonomike dhe Tregtisë së Lirë.

Shtylla e katërt ka të bëjë me Europën e Vlerave të Përbashkëta ku Presidenca Rumune ka si qëllim solidaritetin brenda BE-së nëpërmjet politikave antidiskriminuese, sigurimin e mundësive dhe trajtimeve të barabarta mes burrave dhe grave ashtu si dhe rritjen e përfshirjes së qytetarëve, në veçanti të të rinjve në debatet europiane. Objektivat e kesaj shtylle lidhen me:

-Promovimin e kundëveprimit efikas për racizmin, tolerancën, populismin, antisemitizmin, ksenofobinë.
-Promovimin e kundërpërgjigjes së keqinformatave në internet dhe lajmeve të rremë përmes zhvillimit të mekanizmave europiane për të ndarë praktikat e mira në luftën kundër keqinformimit.
-Promovimin dhe mbështetjen e iniciativave legjislative që përqendrohen në zhvillimin shoqëror dhe reduktimin e boshllëqeve, mundësive të barabarta midis burrave dhe grave, si dhe sigurimin e qasjes në arsim dhe trajnim për kategoritë e pafavorizuara; duke luftuar kundër diskriminimit gjinor në tregun e punës dhe mjedisin e biznesit, si dhe diferencar e pagave midis burrave dhe grave.

                                                                                                                         Romania2019.eu, janar 2019

  Kërko

  Axhenda

7 maj – Avokati i Popullit do të zhvillojë një leksion në Central European University lidhur me të ardhmen e Europës
8 maj – Mogherini në Tiranë, do të marr pjesë në Samitin për Procesin Brdo–Brijuni
8-10 maj – Aktiviteti Democracy Table, që organizohet nga European Movement International, do të zhvillohet me datën 8 në Berlin, me 9 në Varshavë dhe 10 në Kopenhagen. 
9 maj- Përvjetori i Deklaratës së Shcuman-it
          -Takimi i 27 lidërve në Sibu, Rumani                                                                                                  10 maj – Komisioni Europian për Çështjet Ekonomike dhe Sociale do të organizojë tavolinën e rrumbullakët me temë: Deepening democracy: Building more Europe, ku do të ketë në fokus Integrimin Europian

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1