E Mërkurë, 12 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

UDHËZUESI I AUTORËVE PËR KONTRIBUT ME ARTIKUJ NË REVISTËN ONLINE “EUROSPEAK”

LLOJET E ARTIKUJVE

Revista “EuroSpeak” do të botojë në gjuhën shqipe artikuj analitikë të cilët trajtojnë një sërë zhvillimesh dhe çështjesh të lidhura me politikat e BE-së, procesin e zgjerimit dhe zhvillimet në BE dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Artikujt do të përfshihen në njërën nga fushat tematike të EuroSpeak:

  1. Në Fokus – analizim i  zhvillimeve më të fundit nga BE dhe vendet Anëtare
  2. Në pritje të zgjerimit- artikuj mbi rajonin dhe procesin e integrimit europian;
  3. Profil- zhvillim intervistash dhe realizim të profileve të aktorëve kyç shqiptarë dhe europianë;
  4. Sociale dhe Ekonomia – çështje dhe zhvillime në BE apo rajon të fushave sociale si punësimi, papunësia, edukimi, të rinjtë, migracioni, barazia gjinor, klima dhe mjedisi, rritja ekonomike, etj.;
  5. Speciale – analiza të ngjarjeve më të diskutuara dhe më të rëndësishme që formësojnë Europën dhe përcaktojnë të ardhmen ;
  6. Opinion dhe Intervista – Op-Ed dhe intervista me aktorë dhe ekspertë shqiptarë dhe europianë mbi integrimin, zgjerimin, negociatat etj.

Autorëve u këshillohet që të përshtatin artikullin e tyre me një nga kategoritë e mësipërme. Një artikull mund të mbulojë dy ose më shumë fusha, në këto raste Kryeredaktorja do të vendosë se në cilën shtyllë të revistës do të botohet artikulli.

KRITERET QË DUHET TË PËRMBUSHIN AUTORËT

EuroSpeak synon tu ofrojë mundësinë të gjithëve të marrin pjesë e të kontribuojnë me artikuj dhe analizat e tyre. Ndaj nuk ka kërkesa të rrepta për autorët, për aq kohë sa përmbushen kërkesat e cilësisë së Artikujve. Secili autor/e që paraqet një artikull duhet të dërgojë një biografi të shkurtër në gjuhën shqipe prej 150-200 fjalësh që përshkruan formimin e tij/saj akademik dhe profesional.

PËRGJEGJËSIA E AUTORËVE

Autorët mbajnë përgjegjësi për artikujt që paraqiten prej tyre. Në mënyrë të veçantë është përgjegjësi e Autorit/es për të siguruar dhe garantuar që:

 - Punimi i dorëzuar është origjinal

 - Artikulli i paraqitur nuk përmban informacion ofendues apo denigrues, nuk shkel të drejtën e autorit apo të drejta të tjera, nuk shkel të drejtën e privatësisë apo është i paligjshëm në ndonjë mënyrë tjetër.

  - Në rast se ka më shumë se një autor/e, duhet të përmendet emri i tyre dhe autori/ja që dorëzon artikullin duhet të marrë leje për botim.

 - Artikulli nuk është botuar më parë në një media online apo të shkruar.

  - Të drejtat e patentave dhe markave tregtare

  - E drejta për t'u identifikuar si Autori/ja

  - E drejta për të përfshirë përmbajtjen e Artikullit në veprat e tjera të Autorit/es.

 

KËRKESAT E CILËSISË

Çdo artikull do të shqyrtohet nga Kryeredaktorja dhe Bordi i Redaktorëve, të cilët kanë vendimin përfundimtar për miratimin e artikujve të dorëzuar.

ORIGJINALITETI

Nuk do të pranohet asnjë artikull nëse nuk është punim origjinal i autorit/es, nëse është botuar më parë ose është aktualisht duke u shqyrtuar për botim diku tjetër.

KRITERET PËR SHKRIMIN E ARTIKULLIT

  - Gjatësia- Artikujt duhet të përmbajnë nga 1 000 - 2 000 fjalë

  - Gjuha– Artikujt do të publikohen vetëm në gjuhën shqipe. Gjuha e përdorur duhet të jetë gjuha shqipe standarde.

  - Lloji i artikullit  - Artikulli nuk duhet të jetë një detyrë kursi/universiteti, disertacion apo publikim shkencor.

 - Struktura– Artikujt duhet të përmbajnë së paku paragrafët e mëposhtëm: Titulli i cili duhet të jetë konciz dhe informativ dhe nuk duhet të përmbajë ndonjë shkurtim; Abstrakti, maks. 100 fjalë që përshkruan qartë temën; Hyrja; Pjesa analitike që përmban analizën e temës; Përfundimet dhe rekomandimet.

  - Referencat dhe Shënimet– Referencat dhe shënimet duhet të vendosen në formën e një futnote në fund të secilës faqe sipas formatit të citimit APA.

 

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Procedura e përzgjedhjes së Artikujve udhëhiqet nga parimet e cilësisë, paanshmërisë, risisë dhe shqyrtimit të thelluar. Artikujt e  paraqitur do të kalojnë dy faza shqyrtimi. Faza e parë është shqyrtimi paraprak i Kryeredaktores dhe faza e dytë është shqyrtimi përfundimtar nga Bordi i Redaktorëve, i cili do të japë miratimin për botimin.

!Artikujt që nuk konsiderohen origjinalë, kanë gabime serioze, kanë gramatikë ose gjuhë të dobët ose janë jashtë tematikave dhe fushave të revistës, do të refuzohen në fazën paraprake, nëpërmjet një njoftimi me shkrim të dërguar me e-mail tek autori i dorëzimit.!

Artikujt që plotësojnë kriteret minimale i kalojnë Bordit të Redaktorëve për shqyrtimin përfundimtar. Kryeredaktorja mund t'i kërkojë autorëve të shqyrtojnë dhe të redaktojnë artikujt e tyre.

E DREJTA E AUTORIT

Autori duhet të jetë pronar i së drejtës së autorit. Me nënshkrimin e një Marrëveshjeje, autori do të transferojë dhe caktojë të drejtat e autorit në Revistën Online EuroSpeak. Kjo i jep Revistës Online EuroSpeak të drejtën dhe përgjegjësinë e vetme për të botuar Artikullin, duke përfshirë të drejtat e shpërndarjes së Artikullit në formë të shtypur, në internet, në CD-ROM ose në formate të tjera mediatike.

Transferimi i së drejtës së autorit në Revistën Online EuroSpeak nuk do të thotë se Autori/ja i humb këto të drejta. Autori/ja gjithashtu do të mbajë të drejtat e tij / saj dhe në veçanti të drejtat e mëposhtme:

TARIFAT

Artikujt e botuar në Revistën Online EuroSpeak do të jenë pa pagesë për autorët dhe do të jenë të aksesueshme për publikun në faqen online të Revistës EuroSpeak: www.eurospeak.al .

SHPËRBLIMI

Revista Online EuroSpeak do t'u sigurojë autorëve një shpërblim financiar për artikujt e miratuar që do të botohen. Shpërblimi financiar do të vlerësohet në përputhje me cilësinë e artikullit dhe ekspertizën profesionale të Autorit.

DËRGIMI I ARTIKUJVE

Autorët e interesuar duhet të dërgojnë draftin elektronik të artikujve të tyre në adresën e e-mailit të revistës: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.Të gjitha komunikimet midis autorëve dhe redaksisë së revistës në lidhje me artikullin, ndryshimet, rishikimet etj., do të bëhen me shkrim përmes e-mailit.

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1