E Diel, 05 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Roli i shtuar i shteteve anëtare: si do të ndikojë në procesin e zgjerimit?

eu enlag finMetodologjia e rishikuar e zgjerimit e paraqitur nga Komisioni Europian u përshëndet gjerësisht nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Kjo u konsiderua si një mundësi për të ripërtërirë procesin e zgjerimit. Rishikimi ishte një nga faktorët përcaktues në vendimin e vendeve anëtare për të konfirmuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars 2020. Në vijim të njohjes me metodologjinë e prezantuar u fol shumë për ndryshimet kryesore të metodologjisë së re, mbi të gjitha për grumbullimin e kapitujve në fusha negocimi, si dhe mekanizmat për rikthimin pas, të procesit në kushtet e progresit të munguar nga vendet aspiruese. Por, aktualisht ka pasur një vëmendje të ulët dhe një debat të munguar për atë çfarë nënkupton roli i shtuar monitorues i shteteve anëtare.

Vazhdo leximin...

Prioritetet e Presidencës së parë Kroate të Këshillit të Bashkimit Europian

poster presidenca kroate

Presidenca e Këshillit të BE ndryshon çdo 6 muaj midis shteteve anëtare të BE. Gjatë kësaj periudhe 6-mujore, shtetet të cilat mbajnë karrigen e Presidencës zhvillojnë mbledhjet në Këshill. Presidenca mbahet nga 3 shtete anëtare të cilat quhen 'trio'. Ky sistem është prezantuar nga Traktati i Lisbonës në 2009. Treshja përcakton qëllime afatgjata dhe  axhendën e përbashkët. Në axhendë  përcaktohen temat dhe çështjet kryesore që do të adresohen nga Këshilli për një periudhë 18 mujore. Në bazë të këtij programi, secili shtet i trios  përgatit programin e vet të detajuar për një periudhë  6-mujore. Treshja aktuale përbëhet nga presidencat e Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë. Kjo treshe kryesohet momentalisht nga Kroacia, duke nisur nga 1 janari i 2020.

Vazhdo leximin...

“Mini-Shengeni” i Ballkanit Perëndimor: pritshmëritë dhe aktorët kryesorë

mini shengeniNjë “Jugosllavi e re” apo një “hakmarrje” ndaj përgjigjes negative të Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Deri më tani është deklaruar e kundërta. Marrëveshja e “mini-Shengenit” edhe pse vjen në një moment kritik për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE, mund të cilësohet si një marrëveshje de-facto e nevojshme por de-jure e kritikueshme.

Vazhdo leximin...

Dështimi i hapjes së negociatave dhe pakënaqësia e të gjithëve ndaj JO-së së Francës

Zgjerimi 17.10.2019Hapja e negociatave për aderim në BE mbeti sërish një ëndërr e pamundur për popullin shqiptar. Këshilli Europian vendosi mosçeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, raporton faqja zyrtare e Parlamentit Europian.

Vazhdo leximin...

Momentet kyç në Ballkanin Perëndimor përgjatë muajit maj

Europe-Balkans-EU-820x410

 

Muaji maj u shoqërua nga një seri aktivitetesh, ngjarjesh e të rejash nga vendet respektive të rajonit si dhe organizime që mblodhën bashkë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe aktorë të tjerë e aktivistë nga shoqëria civile ku në qendër diskutimesh ishin sfidat dhe problematikat në arritjen e një bashkëpunimi rajonal të qëndrueshëm. Me një vëmendje të madhe u ndoq publikimi i Paketës së Zgjerimit, me rekomandimet përkatëse për çdo shtet nga Komisioni Europian. 

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

3 korrik – Komisionerja Gabriel mban një videokoneferencë për tu konsultuar me palët e interesuara dhe Rektorët e Edukimit të Bashkimit Europian për të ardhmen e arsimit.

2 korrik - Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen së bashku me Angela Merkel do të zhvillojnë një videokonferencë të përbashkët shtypi për të njoftuar fillimin e Presidencës gjermane të Këshillit të BE.

1 korrik – EMI (European Movement International) dhe EIB (European Investment Bank) do të mbajnë një videokonferencë të titulluar "Plani i BE për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë".

30 qershor - Komisionerët Borrell, Lenarčič dhe Várhelyi marrin pjesë në Konferencën IV të Brukselit mbi "Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe Rajonit".
- Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit

29 qershor - Ministrat e Këshillit të Bujqësisë dhe Peshkimit do të shkëmbejnë mendimet e tyre mbi komunikimin e fundit të Komisionit për paketën "Drejt peshkimit më të qëndrueshëm në BE: gjendja aktuale dhe orientimet për vitin 2021".

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1