E Enjëte, 28 Maj 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Vlerësohet përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit

fule and serbiaNë vizitën e tij të parë në Beograd që pas krijimit të qeverisë së re të vendit,  Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fule u shpreh se Serbia ka bërë progres të rëndësishëm dhe se anëtarësimi në BE është tashmë një “siguri e dukshme”. Pas takimit me Presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic, Fule tha,-“Disa ditë më parë ne festuam 10 vjetorin e zgjerimit më të madh të BE-së. Në 2014, integrimi europian i Serbisë dukej si një e ardhme e largët. Unë jam i bindur se Serbia ka aftësinë për të kthyer  mundësinë e integrimit të vendit në realitet”.

Por, Komisioneri nuk la pa përmendur tri prioritetet kryesore të vendosura nga Brukseli për vendin , si : reformat ekonomike dhe të rimëkëmbjes, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Kethrin Eshton ka vizituar gjithashtu Beogradin më 28 prill për të treguar mbështetjen e Brukselit për administratën e re serbe.
"Është e mrekullueshme të shohësh Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe forca e angazhimit të të gjithëve që kam takuar - jo vetëm brenda qeverisë, por edhe jashtë saj- do të garantojë sukses”- është shprehur plot shpresë Ashton.

BalkanInsight, maj 2014

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1