E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Britania e Madhe dhe Gjermania me Iniciativë të përbashkët në Bosnjë

uk and germany in BiHMinistrat e jashtëm britanikë dhe gjermanë i kanë dërguar një "letër të hapur" popullit të Bosnjës, duke i ofruar mundësinë për të bërë një progres të madh drejt anëtarësimit në BE, në qoftë se politikanët e tyre nënshkruajnë reformat thelbësore.
"Ka vetëm një rrugë drejt Bashkimin Europian - përmes reformave që ndihmojnë Bosnjën dhe Hercegovinën të arrijnë standardin e qeverisjes dhe zhvillimin ekonomik të shteteve anëtare të BE-së," shkruhet në letrën e hapur të ministrit të jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe atij britanik Philip Hammond.


Nisma e re britaniko-gjermane i kërkon politikanëve boshnjakë të ndërmarrin një angazhim të formës së shkruar duke zbatuar një paketë reformash ende të papërcaktuara, por të cilat janë të lidhura ngushtë me Marrëveshjen për Rritje dhe Punësim, e cila është publikuar në fillim të këtij viti. “Nëse udhëheqësit tuaj politikë mund ta bëjnë këtë, atëherë në këmbim të kësaj, ne do i kërkojmë Bashkimit Europian të sjellë në fuqi Marrëveshjen e vonuar të Stabilizimit dhe Associmit, në mënyrë që Bosnjë Herzegovina të mund të përfitojë nga investimet shumë të nevojshme financiare që sjell kjo marrëveshje”-shkruajnë Steinmeier dhe Hammond, duke iu referuar një strategjie të mëparshme të udhëhequr nga Bashkimi Europian.

Bosnjë- Herzegovina nënshkroi një MSA me BE-në në vitin 2008, por ky hap i parë i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE nuk është vënë në fuqi, për shkak se ajo nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga Brukseli. Njëri nga kushtet është të inkorporojë vendimin e vitit 2009 "Sejdic dhe Finci" të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimi, në përgjigje të padisë të dy shtetasve boshnjakë, një çifut dhe tjetri rom, i kërkon Bosnjës që të ndryshojë kushtetutën e saj dhe t’i lejojë pakicat të kandidojnë për poste të lartë qeverisëse, aktualisht të rezervuara vetëm për tre grupet më të mëdha etnike, boshnjakët, serbët dhe kroatët . Politikanët vendas i janë shmangur për një kohë të gjatë vendimit, pasi ai do të ndryshojë bilancin aktual në presidencën shtetërore të vendit, e cili përbëhet nga një kroat, një boshnjak dhe një serb. Si më i vogli nga tre komunitetet kryesore, kroatët boshnjakë në veçanti i druhen asaj që, nëse presidenca është hapur siç BE dëshiron të jetë, ka shumë pak gjasa që një kroat të fitojë një vend brenda saj.

Duke e bërë të qartë se ata që qëndrojnë pas nismës anglo-gjermane nuk duan të ngatërrohen shumë me çështjen Sejdiç-Finci, letra shton se reforma duhet të fokusohet edhe në çështjet ekonomike. Në të shpjegohet: "Kjo qasje e re do të thotë se ne e pranojmë se ka shumë reforma të tjera të rëndësishme politike, sociale dhe ekonomike të cilat gjithashtu duhet të zbatohen. Reformat që ne po kërkojmë janë ato të cilat do të kenë një ndikim praktik dhe pozitiv për njerëzit në të gjithë vendin. Qëllimi i tyre është të krijohen vende të reja pune në sektorin privat, në mënyrë që të ndihmojnë në ngadalësimin e eksodit të të rinjve, të ofrohen mundësi të reja për krijimin e pasurisë."

"Trajtimi i çështjes së të drejtave të minoriteteve dhe zbatimi i mekanizmit të bashkërendimit janë ende të rëndësishme, dhe një parakusht për anëtarësim në BE. Por ka edhe prioritete të tjera. Stabilizimi dhe stimulimi i ekonomisë, krijimi i vendeve të punës, forcimi e sundimi i ligjit, reduktimi i burokracisë dhe shkurtimi i shpenzimeve të qeverisë. Nëse qeveria e re në Bosnjë, e cila ka ende për të bërë pas zgjedhjeve të tetorit, tregon një vullnet të vërtetë për të bërë progres mbi këtë axhendë të gjatë reformash, iniciativa e re do të ndihmojë vendin. Ne do t’i rekomandojmë partnerëve tanë të BE-së që ne duhet së pari t’i kërkojmë udhëheqësve të Bosnjë- Hercegovinës të nënshkruajnë një angazhim të formës së shkruar. Në qoftë se ata e bëjnë këtë gjë, ne duhet të sjellim në fuqi Marrëveshjen e vonuar gjatë të Stabilizim Associmit. Ndër hapat e nevojshëm, po krijohet një i ashtuquajtur "mekanizëm koordinues" për trajtimin e integrimit në BE, i cili është e nevojshëm për vendin për të qenë në një linjë fjale me Brukselin, duke përmirësuar funksionalitetin dhe efikasitetin e pushtetit dhe zbatimin e reformave ekonomike. Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të mbështesim dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE dhe në këtë pikë do ketë më shumë progres, duke përfshirë këtu zbatimin e aktgjykimit të Sejdic Finci, në qoftë se ky i fundit nuk zbatohet më herët në kohë -atëherë ne do ta mbështesim dhënien e statusit të kandidatit për të Bosnjë- Hercegovinën,” është shprehur Hammond.
                                                                                                                      Balkan Insight, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1