E Diel, 22 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Jean-Paul Jacque udhëheq hetimet në Eulex

h 51238044-380x252Jean-Paul Jacque, ekspertit francez në të Drejtën e Bashkimit Europian i është dhënë detyra të hetojë akuzat për korrupsion në misionin më të madh për sundimin e ligjit të BE-së në Kosovë, atë të EULEX.

Më 4 nëntor Mogherini njoftoi se do të niste një hetim të jashtëm. Ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim se pse vendosi të mos të kontaktojë shërbimet e njësisë së brendshme të Komisionit Europian anti-mashtrim, OLAF.

I dha Jean-Paul Jacque, ish-drejtorit 72-vjeçar të shërbimit ligjor të Këshillit të Ministrave të BE-së, katër muaj kohë për të dhënë vlerësimin e tij për kërkesat e parashtruara nga një bilbilfryrës(whistleblower), i cili sugjeron se zyrtarët e lartë të BE-së kanë marrë ryshfete, kanë ndihmuar kosovarët për të shmangur akuza penale dhe kanë mbyllur hetimet e brendshme.

EULEX vetë ka kryer një hetim për akuzat e bëra nga Maria Bamieh, një prokurore britanike, kundër misionit të kryeprokurorit dhe ish-kreut të ekipit të misionit të gjyqtarëve në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Më 30 tetor, kreu i sapoemëruar i misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci i Italisë, ka thënë se "BE-ja ka rënë dakord për hequr pjesërisht imunitetin e një personi në mënyrë që të lejojë përparimin e hetimit. Ky shqyrtim është në përputhje me dëshirën time për të aplikuar një politikë me zero-tolerancë ndaj korrupsionit." Ai gjithashtu pezulloi Bamieh, duke shtuar se "pezullimi nuk është një sanksion në vetvete".

Në emërimin e Jacque, Mogherini ka zgjedhur një zyrtar të lartë me karrierë në BE që nuk vjen nga një vend me zyrtarëve të përfshirë në mënyrë direkte me rastin si: Britania e Madhe, Italia dhe Republika Çeke. Jacque, i cili është francez, u largua nga Këshilli i Ministrave në vitin 2008, duke marrë një sërë pozicionesh në think-tank-e dhe universitete, duke përfshirë Kolegjin e Europës. Megjithatë Franca tradicionalisht është një fuqi e madhe në rajon, dhe dy krerët e parë të misionit të EULEX-it - Yves de Kermabon dhe Xavier Bout de Marnhac - ishin francezë

Roli i shërbimit informativ të Francës në rajon mund të vijë në fokus edhe në një hetim në të cilin një gazetë britanike, The Guardian dhe gazeta kosovare Koha Ditore thonë se EULEX-i rihapi javën e kaluar akuzat e lidhjeve ndërmjet një vrasësi të dënuar dhe grupit të inteligjencës të lidhur me figura të nivelit të lartë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Vrasësi, Nazim Bllaca, ka thënë në vitin 2009 se sipas udhëzimeve të grupit të zbulimit SHIK-ut, ai kishte kundërshtarë të PDK-së mes viteve 1999 dhe 2003.

Hetimi në aktivitetet e SHIK-ut po bëhet përpos hetimeve që po zhvillohen nga një njësi e veçantë hetimore e EULEX-it me bazë në Bruksel, detyra e së cilës që nga viti 2011 ka qenë hetimi i pretendimeve që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ishte fajtore për krime lufte gjatë fushatës për të hequr forcat serbe nga Kosova, në atë kohë pjesë e mbetjeve nën mbizotërimin serb të ish-Jugosllavisë.
Në korrik, Kreu i njësisë së veçantë në largim, Clint Williamson, u shpreh se ekipi i tij prej 25-anëtarësh gjatë dy vjet e gjysmë pune ka gjetur prova bindëse për një sërë krimesh, natyra e përhapur e të cilave justifikon ndjekjen penale për krime kundër njerëzimit. Ai tha se krimet përfshirë vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe dhunë seksuale u sanksionuar nga disa individë në nivele të larta të udhëheqjes së UÇK-së". Ai nuk pranoi t’i përmendte këta persona, e hetimi është në proces.

Akuzat për korrupsion në EULEX dhe rihapja e hetimeve të EULEX-it erdhën në fillim të një periudhe dy-vjeçare të misionit të EULEX-it, krijuar në vitin 2008. Prokurorët e EULEX tashmë nuk marrin përsipër shqyrtimin e rasteve të reja, dhe në mes të vitit 2016 do të dorëzojnë "plotësisht" detyrat kryesore si këshillimin e shërbimeve policore dhe doganore tek autoritetet kosovare ose te programet e veçanta të përcaktuara nga BE-ja. Kosova ka ushtruar presion që misioni të mbyllet këtë vit, por shtetet anëtare të BE-së vendosën që ta vazhdojnë misionin, pavarësisht dëshirës nga ana e disa vendeve për ri-shpërndarjen e buxhetit të misionit, më i shtrenjti i drejtuar nga BE, tek operacionet e tjera të BE-së. Misioni aktualisht ka të punësuar një staf ndërkombëtar prej 800 personash dhe një staf lokal të të njëjtët numër.
                                                                                                                 European Voice, nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

18-19 shtator – Mbahet konferenca e nivelit të lartë nga Këshilli i BE-së mbi Ekonominë e Mirëqenies, me fokus dialogun ndër-sektorial për marrëdhëniet e dyanshme midis mirëqenies dhe ekonomisë.

18 shator – Presidenti i Komisionit, Juncker mban fjalën e tij në seancën plenare në Parlamentin Europian në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
– Këshilli i Europës zhvillon takimin me grupin e punës mbi migracionin.

17 shtator – Zhvillohet Samiti i Fondit të Infrastrukturës dhe Klimës që organizohet nga Banka Europiane e Investimeve.
– Zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Europian për çështjet e punëve të jashtme në prani të Përfaqësueses së Lartë, Mogherini.

16 shtator – Zhvillohet konferenca për konkurrencën e BE në përputhje me programin e presidencës finlandeze të BE "Një Europë e Qëndrueshme - E ardhme e Qëndrueshme".
– Presidenti aktual i Komisionit Europian, Juncker pret në Luksemburg në një drekë pune kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonhson.

 

  FJALOR

Këshilli Kërkimor Europian (KKE)

Krijuar nga Komisioni Europian në vitin 2007, bën pjesë në strukturën e Bashkimit Europian, Horizon 2020 që i dedikohet kërkimeve shkencore dhe inovacionit.
KKE është i përbërë nga Këshilli i Shkencëtarëve të Pavarur, instanca qeverisëse që përbëhet nga hulumtues shkencorë të dalluar për punën e tyre dhe Agjencia Ekzekutive, që ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të projekteve. Buxheti për KKE është vlerësuar të jetë 13 bilion euro për vitet 2014-2020 dhe bën pjese në buxhetin e financuar nga BE për Horizon 2020. Në synimet e këtij organizmi është finalizimi me sukses i projekteve të 42,000 grupeve kërkimore , duke përshirë 11,000 studentë doktorature dhe pothuajse 16,000 kërkues shkencorë, jo vetëm qytetarë të BE.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1