E Mërkurë, 03 Qershor 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Mali i Zi hap dy kapituj të tjerë në bisedime me BE-në

mali i zi BE

Më 30 mars 2015, negociatorët e BE-së dhe Malit të Zi ranë dakord për hapjen e dy kapitujve të tjerë në procesin e pranimin të Malit të Zi në Bashkimin Europian: kapitullin 16 mbi tatimet dhe kapitullin 30 mbi marrëdhëniet e jashtme. Si rezultat, nga 35 kapituj të paracaktuar, 18 janë hapur tashmë për negociata, nga të cilët dy janë mbyllur përkohësisht. Negociatorët ishin Ilze Juhansone, Përfaqësuesi i Përhershëm i Letonisë në BE(BE) dhe Andrija Pejovic, Sekretar i Shtetit për Integrimin Europian dhe Negociatori kryesor për anëtarësimin e Malit të Zi në BE(Mali i Zi).

Standarte

BE-ja konsideroi se do të kërkohen disa standarde që të mbyllen përkohësisht dy kapitujt,duke përfshirë këtu ndryshime legjislative nga Mali i Zi dhe kapacitete të nevojshme administrative për zbatimin e acquis të BE-së në kapitujt respektiv.
Për kapitullin 16, duhet të plotësohen standartet e mëposhtme:


• Mali i Zi duhet të miratojë legjislacionin në fushat që kërkojnë angazhimin e mëtejshëm. Në mënyrë të veçantë duhet të bëjë përparim të dukshëm në lidhje me TVSH, akcizat dhe tatimet direkte. Duhet t’i paraqesë Komisionit një afat kohor të detajuar për arritjen e harmonizimit të plotë me acquis e BE-së nga data e pranimit.
• Mali i Zi zotëron kapacitetet e përshtatshme administrative dhe infrastrukturën e nevojshme në zyrat e saj qendrore dhe lokale tatimore për të zbatuar legjislacionin e saj tatimor, për të mbledhur taksat dhe për të kontrolluar tatimpaguesit e saj. Përveç kësaj, ajo duhet të sigurojë që Zyra Ndërlidhëse Qendrore dhe ajo për administrimin e akcizës të kenë personel të mjaftueshëm dhe operacional.
• Mali i Zi duhet të tregojë progres të mjaftueshëm në zhvillimin e sistemeve IT të administratës tatimore, në veçanti ato për TVSH, akcizat (EMCS) dhe sistemeve të nevojshme për bashkëpunimin e taksave dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e taksimit të drejtpërdrejtë.
Për kapitullin 30, duhet të plotësohen standartet e mëposhtme:
• Mali i Zi duhet t’i paraqesë Komisionit një plan veprimi për përgatitjet e mbetura në drejtim të përafrimit legjislativ. Plani duhet të sjellë marrëveshjet ndërkombëtare në pajtim me acquis e BE-së. Ajo duhet të rrisë kapacitetin administrativ dhe kontrolllojë zbatimin e plotë të acquis në këtë kapitull, nga dita e pranimit.

Hapat e ardhshëm

BE-ja do të monitorojë të gjitha çështjet specifike të përmendura në pozicionet e saj të përbashkëta për të siguruar kapacitetet administrative të Malit të Zi dhe kapacitetin e saj për të përfunduar përafrimin ligjor. Monitorimi i progresit në përafrimin dhe zbatimin e acquis do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave, kurse një vlerësim përfundimtar mund të bëhet vetëm në një fazë të mëvonshme. Ndërkohë është planifikuar për në qershor 2015 organizimi i një konferencë në nivel ministror.

                                                                                                                 European Council, mars 2015

  Kërko

  Axhenda

Axhenda e Javës

29 maj – Komisioneri Oliver Varhelyi do të mbajë një videokonferencë me Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OHDIR)

28 maj - Parlamenti Europian Komiteti për Transportin dhe Turizmin -Prezantimi nga Komisioni për paketën mbi turizmin dhe transportin për vitin 2020 dhe në vazhdim.

27 maj – 28 maj - Konferenca e Presidentëve: Presidenti i PE dhe grupet politike parlamentare
takohen paraprakisht me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Bundestagut, Schauble, në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit që nis më 1 korrik

27 maj - Seanca Plenare e PE: Presidentja e Komisionit, von der Leyen do ti prezantojë Kuadrin Financiar Shumëvjecar të rishikuar dhe propozimet për Planin e Rimëkëmbjes, si edhe do të debatojë me eurodeputetët

- Komisioneri i ekonomisë, Paolo Gentiloni mban një fjalim në seminarit online mbi temën, "E ardhmja e Eurozonës dhe përgjigjja ndaj COVID-19".

25 maj – Parlamenti Europian: Komiteti mbi të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Marrëdhëniet e Brendshme, do të votojë mbi Rekomandimet për negociata për një bashkëpunim të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

- Anëtarët e Këshillit Ekonomik të Zonës Europiane diskutojnë, përmes videokonferencës, funksionin e përgjithshëm të Marrëveshjes EEA dhe efektet e COVID-19 në tregun e brendshëm.

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1