E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kriza politike në Maqedoni rrezikon anëtarësimin në BE

maqedoni krizaKriza e thellë politike e kohëve të fundit në Maqedoni, lidhur me çështjet e përgjimeve si edhe të akuzave për dhënie rryshfeti , e kanë vështirësuar edhe më shumë rrugëtimin e vendit ballkanik drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.
Situata më e fundit solli reagime nga 28 vendet anëtare të bllokut europian. Këtë e tregoi fare qartë edhe vizita e parë në Shkup e Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë dhe të Zgjerimit, Johannes Hahn, më 17 shkurt 2015, i cili u bëri thirrje partive politike për kapërcimin e këtij ngërçi politik përmes angazhimit të tyre në një dialog konstruktiv si edhe që hetimet të jenë sa më të pavarura dhe transparente në përputhje të plotë me parimet, vlerat, ligjet si edhe standartet europiane dhe ndërkombëtare.


Si pasojë e tensionimit të mëtejshëm të situatës, më 4 mars 2015, gjatë deklaratës së tyre të përbashkët, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn, shfaqën të gjithë gatishmërinë e tyre që BE-ja të luajë rolin e arbitrit për ndërmjetësim me qëllim gjetjen e një marrëveshjeje të pranuar për të gjitha palët. Duke u nisur nga kjo, më 30 mars 2015, përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës zhvilluan bisedime me ndërmjetësimin e BE-së në Parlamentin Europian.

Gjatë një intervistë në fund të marsit, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Popovski, lidhur me gjendjen kaotike që po kalon vendi, u shpreh se dialogu midis Maqedonisë dhe BE-së nuk është pezulluar kurrë dhe negociatat janë në vazhdim e sipër për përmbushjen e reformave të kërkuara dhe të nevojshme për vendin e vogël ballkanik.
Pavarësisht se Shkupi e ka marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2005, akoma nuk i ka filluar negociatat e anëtarësimit për shkak të përplasjeve me Greqinë për çështjen e emrit. Në fund të vitit 2009 qytetarëve të Maqedonisë iu dha e drejta për të udhëtuar në zonën Shengen pa viza. Në mars 2012, u zhvillua Dialogu i Parë i Nivelit të Lartë mes Komisionit Europian dhe qeverisë maqedonase. Kjo u konsiderua si një mundësi e re për të plotësuar prioritetet e lidhura me BE-në me interes për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, ku përfshihen sundimi i ligjit, reforma e administratës publike, liria e shprehjes, reforma zgjedhore si edhe forcimit të ekonomisë së tregut.

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave mbi anëtarësimin në BE me Maqedonisë dhe Këshilli ka konfirmuar se do ta shqyrtojë çështjen në fjalë. Por situata më e fundit në vend rrezikon që ta ngadalësojë proçesin integrues.
                                                                                                                               Euractiv, mars 2015

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1