E Shtunë, 23 Mars 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

20 vjet nga genocidi i Srebrenicës-Ne mbajmë mend!

women in black in serbiaNjë grup aktivistësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë vendosur në Beograd një memorial në kujtim të viktimave të genocidit të Srebenicës, duke e quajtur masakrën e korrikut të vitit 1995 ndaj boshnjakëve, si krimin më të tmerrshëm të ndodhur pas Holokaustit.

Grupi i aktivistëve serb “Gratë me të Zeza” kanë vendosur në rrugën Srebrenicka në Beograd, një memorial prej guri me numrin 8 372 shënuar mbi të, për të përfaqësuar numrin e viktimave të identifikuara të masakrës së Srebenicës. Simboli u frymëzua nga gurë të ngjashëm të vendosur në Gjermani prej një artisti nga Berlini në kujtim të Holokaustit.


Për këtë grup aktivistësh ndër çastet vendimtare të historisë së shek. XX janë Aushvic-i simbol i krimeve të kryera në Gjermani nga nazistët dhe Srebrenica, si simbol i krimit më të madh në territorin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore dhe si simbol i të gjitha krimeve serbe. Gjatë vendosjes së memorialit, aktivistët mbanin në duar banera me sloganin : “20 vjet që nga genocidi i Srebrenicës. Ne mbajmë mend”, duke kërkuar një shkëputje serioze nga trashëgimia e 1990, më e vështira prej të cilave për ta mbetet genocidi në Srebrenicë.

Qeveria e Beogradit nuk është dakord që vrasjet në masë të boshnjakëve nga forcat serbe të Bosnjës,të konsiderohen genocid. Në 2010 parlamenti serb miratoi një rezolutë e cila dënon vrasjet në Srebrenicë, por që nuk i konsideroi ato si genocid.

“Gratë me të zeza” dhe OJQ të tjera të të Drejtave të Njeriut janë përpjekur të rrisin ndërgjegjësimin dhe u kanë kërkuar njerëzve t’u bashkohen aksionit të quajtur #7000, i cila ka për qëllim që në mënyrë simbolike të mbledhë 7000 njerëz përpara Asamblesë Kombëtare në Beograd. Po ashtu OJQ-të serbe i kanë kërkuar përfaqësuesëve të parlamentit dhe të vetë qeverisë serbe të marrin pjesë në këtë event .

Gjithsesi iniciuesi i fushatës #7000, gazetari serb Dusan Masic ka thënë se ai ka marrë kërcënime nga njerëz të inatosur nga kjo iniciativë. Ndërkohë anëtarë të Partisë Radikale Serbe kanë deklaruar se edhe ata do të mbajnë në të njëjtën kohë tubimet e tyre.
                                                                                                                       BalkanInsight, korrik 2015

  Kërko

  Axhenda

19 mars- BE-ja mban takimin me Këshillin për Stabilizim dhe Asocim të Maqedonisë së Veriut duke u fokusuar në marrëdhëniet bilaterale mes tyre. 
            - Këshilli për Çështjet e Përgjithshme diskuton për kornizën financiare për vitet 2021-2027 si dhe miratimin e një qëndrimi në rregulloren që përcakton instrumentin për ndihmën e para-anëtarësimit (IPA III). 
20 mars- Këshilltari i Lartë Michel Barnier dhe Kryenegociatori i BE-së për Brexit, De Rynck do të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi statusin aktual Brexit si dhe pyetjet, shqetësimet që priten në të ardhmen.
            - Komiteti Europian Ekonomik dhe Social zhvillon seancën plenare me fokus "Dëgjimi i qytetarëve të Europës për një të ardhme të qëndrueshme si dhe "E ardhmja e BE-së: Përfitimet ndaj qytetarëve dhe respektimi i vlerave europiane".
22 mars -Organizohet konferenca e Varshavës “Vlerësimi i rolit të OJQ-ve në Këshillin e Europës”

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1