E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Tensioni Kosovë-Serbi dhe ndërmjetësimi i Mogherinit

tension kosove serbiKosova, shteti që u shpall i pavarur pothuajse nëntë vite më përpara, u gjend përballë një situate tepër delikate para disa ditësh kur nga Beogradi u dha lajmi që drejt Mitrovicës do të nisej një tren pasagjerësh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, e shkruar në 21 gjuhë të ndryshme, përfshirë këtu dhe gjuhën shqipe. Po të mos mjaftonte kjo, treni në brendësi ishte i mbuluar me ikona dhe simbole fetare serbe. Dhe e gjitha kjo, ashtu siç raporton dhe Al Jazeera, shikohet nga pala serbe si një reklamim i kulturës së Serbisë, të mbrojtuar edhe nga UNESCO.


Menjëherë sapo u dha ky lajm, shtetarët Kosovarë dhanë urdhrin që forcat e njësisë speciale të Republikës së Kosovës “ROSU”, të alokoheshin menjëherë në kufirin me Serbinë dhe të ndalonin trenin që të hynte në tërritorin e paravarur dhe sovran të Kosovës, pasi hyrja e trenit do të ishte një cënim “haptas” i sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Vetë Presidenti i Kosovës Z. Hashim Thaçi e ka cilësuar si “të papranueshme hyrjen e një treni të mbuluar me postera nacionaliste serbe”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës serbe. Kyeministri serb Vuçiç, i cili deklaroi se “ata [pala e Kosovës], dërguan forca speciale të përbërë vetëm nga shqiptarë besnikë të armatosur, për të arrestuar makinistin dhe pasagjerët, në mënyrë që të shkaktonin konflikt”. “Ky veprim u ndërmor pa një leje nga NATO dhe ndërkombëtarët”. Ndërsa Presidenti Tomislav Nikoliç shtoi që “Ishim në prag përplasjeje të armatosur dhe ishin shqiptarët e Kosovës ata që provokuan luftë, por Serbia do të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të tyre”.
Pas kësaj situate, të pakta nuk kanë qenë as reagimet e ndërkombëtarëve. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie bën thirrje që të dyja palët të vetëpërmbahen dhe se nevojitet normalizim i situatës, dhe jo konfrontim”. Ndërsa më vonë zëdhënësja e Ambasadës në një deklaratë për gazetën Koha Ditore ka thënë “SHBA-ja ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon nëpër kufijtë e saj. Na vjen mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi”. Më tej, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Marija Koçijançiç ka bërë thirrje për bisedime mes dy palëve.

Por sa të bazuara janë deklaratat që lëshoi pala serbe, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare ? Sovraniteti i plotë që një shtet ka mbi territorin e tij është një princip i pakundërshtueshëm sot në të drejtën ndërkombëtare, dhe përbën “gurin” themelor të marrëdhënieve mes shteteve. Çdo shtet është i detyruar nga ligji ndërkombëtar të mos cënojë sovranitetin e shteteve të tjerë. përkundrazi janë të obliguar ta respektojnë atë. Secili shtet është I barabartë me të tjerët dhe barazia e sovranitetit nuk mund të legjojë që njëra palë të cënojë palën tjetër pavarësisht se mund të ndihet më superiore.  Mjafton që pala serbe të lexojë Charterin e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 2625 të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të kuptojë që e drejta ndërkombëtare është de facto ndryshë nga sjellja që ajo po tregon. Ja si shprehet sovraniteti në rezolutën e sipër përmendur e cila tashmë reflekton zakon ndërkombëtar: Çdo shtet gëzon sovranitet të barabartë. Ato kanë të drejta dhe detyrime të barabarta dhe janë pjesëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, pavarësisht diferencave ekonomike, sociale, politike apo të çdo lloj natyre tjetër. Elementët karakterizues janë: Shtetet janë ligjërisht të barabartë; Çdo shtet ka sovranitet të plotë; Çdo shtet ka detyrimin të respektojë shtetet e tjera; Integriteti territorial dhe pavarësia politike e çdo shtetit janë të paprekshme; Çdo shtet ka të drejtë që të zgjedhi lirisht dhe të shvilloje sistemin e tij politik, social ekonomik dhe kuturor; Çdo shtet ka detyrimin që të përmbushë në mirëbesim detyrimët ë tij ndërkombëtare dhe të jetojë në paqe me shtetet e tjera.

Serbia, jo vetëm që nuk e respektoi sovranitetin e Kosovës por u mundua haptas ta shkelë atë. Me dijeninë dhe me iniciativën e saj, ajo lejoi që një tren i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, të nisej drejt një vendi që tashmë është i pavarur dhe ka kontroll të plotë mbi territorin e saj dhe mund të ndërmarrë çdo veprim të ligjshëm që ta ruajë atë nga çdo cënim i mundshëm. Mbishkrimi “Kosova është Serbi” është në fakt më i rëndë sesa marrja e masave që ndërmori Kosova për të ndaluar trenin, që në të vërtetë janë legjitime dhe Kosova nuk ka përse të marrë lejen e askujt, ndryshe nga sa pretendon Kryeministri serb. Ai mbishkrim është haptas cënim i sovranitetit të Kosovës, e cila tashmë është një vendi i lirë dhë sovran po aq sa cdo vend tjetër I lirë në planet dhe serbia nuk mund të dërgojë një tren që të kalojë kufirin pa patur më përoara miratimin e palës tjetër. Aq më i pa logjikshëm është preteksti që me anë të trenit serbia donte të reklamonte trashëgiminë e saj kulturore. Të përdorësh fenë për interesa politikë është dhe më denigruese. Trashëgimia kulturore duhet të tregojë vlerat dhe kulturën e një vendi, por ajo çfarë ishte shkruar dhe vizatuar mbi atë tren vështirë se mund të quhet e tillë.

Replikat mes dy palëve kanë vazhduar dhe në ditët në vijim duke mos bërë asnjë përpjekje për të normalizuar situatën. Edhe këtë herë, është nevojitur ndërhyrja e “ndërmjetësueses” Mogherini. Pas ngjarjes, me iniciativë të Bashkimit Europian ajo ftoi të dyja palët që të takoheshin dhe të bisedonin për normalizimin e situatës, në Bruksel. Përgjigja nga të dyja krahët ishte pozitive por pritshmëritë që ato kishin nga ky takim nuk ishin të njëjta. Vuçiç dhe Nikoliç, Kryeministri dhe Presidenti i Serbisë nuk treguan ndonjë shenjë pozitiviteti mbi takimin që do të bëhej dhe nuk prisnin rezulate pozitive, gjithmonë duke theksuar që ishte Kosova përgjegjëse. Ndërsa në kampin tjetër situata dukej më optimiste.

Takimi Mustafa/Thaçi-Vuçiç/Nikoliç, u zhvillua mbrëmjen e kaluar me prezencën e Frederica Mogherinit dhe rezultatet e saj, të paktën nga aq sa deklarojnë palët dhe vetë zyrtarja e Unionit, priten të jenë frytdhënëse. Mogherini deklaroi për mediat duke thënë se “Ata biseduan mbi ngjarjet e kohëve të fundit, ranë dakort që të lenë tensionet pas dhe të fokusohen në punën përpara. Do të ketë bisedime të tjera të nivelit të lartë në ditët në vazhdim”. Pozitivitet dallohej dhe në deklaratën e dhënë nga Presidenti i Republikës së Kosovoës Z. Thaçi “ Ne jemi tepër të kënaqur që ky takim u realizua sot, sepse ne i jemi përgjigjur thirrjeve për luftë të Serbisë me thirrje për paqe. I jemi përgjigjur me thirrje për integrim në BE dhe NATO. Nuk ka asnjë alternativë tjetër”. Po ashtu edhe Kryeministri Mustafa tha që “Kosova e do paqen, sigurinë dhe miqësinë me vendet fqinje por nuk do të lejohet asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës”. Ndërsa, pala tjetër u shfaq më e zymtë dhe më e përmbajtur pas takimit. Vuçiç u mjaftua me një deklaratë të thjeshtë duke mos pranuar as pyetje nga reporterët.

Pas këtij takimi pritet që situata të normalizohet dhe toni i deklaratave mes dy palëve të jetë më pozitiv. Frytet e këtij diskutimi pritet të dalin në pah në ditën në vijim ku, bisedimet mes dy palëve do të jenë më intensive dhe me shpresën që ngjarjet e disa kohëve më parë të mos përsëriten më por të lihën në harresë.

                                                                                                                    Stafi i EuroSpeak, janar 2017

 

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1