E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kosova ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

kosovoMes gazit lotsjellës në Kosovë është miratuar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Miratimi i kësaj marrëveshje shihet si çelësi për fitimin e të drejtës për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Europian për Prishtinën zyrtare.

Ratifikimi i marrëveshjes, e cila është negociuar me Malin e Zi në vitin 2015, është vonuar në mënyrë të përsëritur nga mosmarrëveshjet politike në Kosovë, por është vendimtare për shtetin e Ballkanit Perëndimor për udhëtimin pa viza në Bashkimin Europian dhe planet e tij për t'iu bashkuar BE-së.

Tetëdhjetë nga 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës votuan pro marrëveshjes, duke përmbushur kërkesën për shumicën e dy të tretave.

"Topi tani është në kampin e Komisionit Europian", shkroi Presidenti Hashim Thaçi, në Twitter duke pritur t’i japë fund "dekadave të izolimit".

Policia deklaroi se shtatë deputetë nga partia kryesore opozitare Vetëvendosje u arrestuan. Deputetët e Vetëvendosjes kanë përdorur gaz lotsjellës për të prishur parlamentin disa herë në të kaluarën, veçanërisht për të ndalur zgjedhjen e Thaçit në vitin 2015, marrëveshjet me Serbinë në 2016 dhe përpjekjet e mëparshme për të kaluar marrëveshjen e Malit të Zi

Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur i kishte bërë thirrje Prishtinës për zgjidhjen e çështjes. Parlamenti Malazez e kishte ratifikuar shpejt marrëveshjen e demarkacionit të arritur në 2015, por në Kosovën fqinje, qeveria e mëparshme dështoi të siguronte shumicën e duhur.

                                                                                                                                      Euractiv, mars 2018

 

Mes gazit lotsjellës në Kosovë është miratuar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Miratimi i kësaj marrëveshje shihet si çelësi për fitimin e të drejtës për të udhëtuar pa viza në Bashkimin Europian për Prishtinën zyrtare.


Ratifikimi i marrëveshjes, e cila është negociuar me Malin e Zi në vitin 2015, është vonuar në mënyrë të përsëritur nga mosmarrëveshjet politike në Kosovë, por është vendimtare për shtetin e Ballkanit Perëndimor për udhëtimin pa viza në Bashkimin Europian dhe planet e tij për t'iu bashkuar BE-së.

Tetëdhjetë nga 120 deputetët e Parlamentit të Kosovës votuan pro marrëveshjes, duke përmbushur kërkesën për shumicën e dy të tretave.


"Topi tani është në kampin e Komisionit Europian", shkroi Presidenti Hashim Thaçi, në Twitter duke pritur t’i japë fund "dekadave të izolimit".

 Policia deklaroi se shtatë deputetë nga partia kryesore opozitare Vetëvendosje u arrestuan. Deputetët e Vetëvendosjes kanë përdorur gaz lotsjellës për të prishur parlamentin disa herë në të kaluarën, veçanërisht për të ndalur zgjedhjen e Thaçit në vitin 2015, marrëveshjet me Serbinë në 2016 dhe përpjekjet e mëparshme për të kaluar marrëveshjen e Malit të Zi


Komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të përsëritur i kishte bërë thirrje Prishtinës për zgjidhjen e çështjes. Parlamenti Malazez e kishte ratifikuar shpejt marrëveshjen e demarkacionit të arritur në 2015, por në Kosovën fqinje, qeveria e mëparshme dështoi të siguronte shumicën e duhur.
 
Euractiv, mars 2018

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1