E Enjëte, 25 Prill 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Modeli i udhëheqësve politik në vendet e Ballkanit: Ngjashmëritë mes Vučić dhe Gruevski

vucic dhe gruevskiNë kuadër të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Serbi, ku Aleksandar Vučić u rizgjodh si kryeministër i vendit dhe të situatës së rënduar dhe shqetësuese në Maqedoni, me një qeveri dhe një opozitë që ka dalë në protestë është me rëndësi të bëhet një krahasim mes modeleve politike që ofrohen sot në Ballkan, modele që mund të themi janë frymëzuar nga Putin, duke krijuar fenomenin që njihet si ‘putinizëm i butë’ në vendet e Ballkanit, një udhëheqje populiste me fasadë demokratike, por që shërben si një mënyrë për të legjitimuar politikat me të vërtetë autoritare.

Vazhdo leximin...

Azerbajxhani refuzon bashkëpunimin me BE-në

azerbajxhan“Azerbajxhani është shembulli më i mirë i një formati të përshtatshëm për të gjitha qasjet e BE-së, krahasuar me fqinjët e saj të cilët nuk punojnë për këtë,”- është shprehur kështu, një zyrtar i Komisionit në një audiencë në Bruksel.

Drik Schuebel, Kreu i Departamentit për marrëdhëniet bilaterale me vendet e Lindjes, foli në një konferencë duke u shprehur se shumë nga zyrtarët e BE-së dhe shteteve anëtare janë mësuar me idenë se të gjithë janë të etur për arritjen e një marrëveshje asociimi dhe për qendrim më pranë BE-së. Ai theksoi se e habitshme për ta ishte kur kjo dëshirë për marrëveshje nuk ndodhi me Azerbajxhanin.

Vazhdo leximin...

20 vjet nga genocidi i Srebrenicës-Ne mbajmë mend!

women in black in serbiaNjë grup aktivistësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë vendosur në Beograd një memorial në kujtim të viktimave të genocidit të Srebenicës, duke e quajtur masakrën e korrikut të vitit 1995 ndaj boshnjakëve, si krimin më të tmerrshëm të ndodhur pas Holokaustit.

Grupi i aktivistëve serb “Gratë me të Zeza” kanë vendosur në rrugën Srebrenicka në Beograd, një memorial prej guri me numrin 8 372 shënuar mbi të, për të përfaqësuar numrin e viktimave të identifikuara të masakrës së Srebenicës. Simboli u frymëzua nga gurë të ngjashëm të vendosur në Gjermani prej një artisti nga Berlini në kujtim të Holokaustit.

Vazhdo leximin...

Parlamenti Europian miraton rezolutat për Shqipërinë dhe Bosnjë – Hercegovinën

resoluta bosnja shqiperi PE

Më 30 prill Parlamenti Europian miratoi me 634 vota rezolutat për Shqipërinë dhe Bosnjë – Hercegovinën. Eurodeputetën u shprehën se polarizimi i situatës politike në të dyja vendet pengon progresin e reformave dhe se duhen forcuar proceset e tyre demokratike, lufta kundër korrupsionit dhe të ngritja e një administratë publike të depolitizuar.

Vazhdo leximin...

Nuk do të ketë kushte të reja për anëtarësimin e Serbisë në BE

ministri gjerman n serbi

Më 28 prill 2015, gjatë vizitës së tij zyrtare, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier e siguroi Serbinë se nuk do të ketë kushte të reja për përparimin e vendit kandidat drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë takimeve që zhvilloi me zyrtarët më të lartë serb, përsëriti edhe një herë tjetër mbështetjen e vendit të tij për hapjen e kapitujve të parë gjatë këtij viti. Pavarësisht se vendi ballkanik i filloi negociatat për anëtarësim më 1 janar 2014, ende nuk ka kapituj të hapur deri tani.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

8 prill-Zhvillohet Konferenca “Regjistrimi i Popullsisë 2020 dhe Post 2020 - Nga Traditat në Modernizëm” në Romani
9 prill-Do të mblidhet Këshilli për Punët e Përgjithshme që pritet të publikojë konkluzionet mbi studimin e Komisionit "Drejt një Europe të Qëndrueshme deri në vitin 2030". 
10 prill-Konferencë për shtyp e Presidentit Juncker me Presidentin e Këshillit Europian në lidhje me nenin 50 dhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
11 prill -European Movement International organizon Festivalin Europian i Demokracisë “Democracy Alive” në Hollandë
14 prill-Zgjedhjet parlamentare finlandeze

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1