E Enjëte, 25 Prill 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Deklarata e Pёrbashkёt e 6 Kryeministrave tё Ballkanit Perёndimor pёr bazёn e Rrjetit tё Transporitit dhe Prioritetet e Projektit

6 wb n brukselMë 21 prill 2015, Komisioneri Hahn dhe Komisionerja Bulc mbajtën në Bruksel takimin e 6 Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Takimi në Bruksel konfirmoi dakortsinë për bazën e rrjetit të transportit nëpërmjet një përcaktimi të përbashkët dhe diskutoi mënyrat konkrete të cilat do të ndihmojnë në implementimin e rrjetit. Deklarata e Përbashkët që shoqëroi takimin si më poshtë:

Vazhdo leximin...

Përvjetori i Njëqindtë i Gjenocidit Armen: Eurodeputetët i bëjnë thirrje Turqisë dhe Armenisë të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre

genocidi armen

“Armenia dhe Turqia duhet të shfrytëzojnë përvjetorin e njëqindtë të gjenocidit armen për të rivendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre dhe të hapin kufijtë dhe rrugën për integrim ekonomik,” deklaron Parlamenti Europian në rezolutën që u votua të mërkurën e 15 Prillit. Eurodeputetët theksojnë nevojën që Turqia të njohë gjenocidin armen, në mënyrë që të krijohet mundësia për një "pajtim të vërtetë". Ata gjithashtu komentojnë deklaratën e Papa Françeskut më 12 prill duke nderuar përvjetorin e njëqindtë të gjenocidit, nën frymën e paqes dhe bashkëpunimit.

Vazhdo leximin...

Kriza politike në Maqedoni rrezikon anëtarësimin në BE

maqedoni krizaKriza e thellë politike e kohëve të fundit në Maqedoni, lidhur me çështjet e përgjimeve si edhe të akuzave për dhënie rryshfeti , e kanë vështirësuar edhe më shumë rrugëtimin e vendit ballkanik drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.
Situata më e fundit solli reagime nga 28 vendet anëtare të bllokut europian. Këtë e tregoi fare qartë edhe vizita e parë në Shkup e Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë dhe të Zgjerimit, Johannes Hahn, më 17 shkurt 2015, i cili u bëri thirrje partive politike për kapërcimin e këtij ngërçi politik përmes angazhimit të tyre në një dialog konstruktiv si edhe që hetimet të jenë sa më të pavarura dhe transparente në përputhje të plotë me parimet, vlerat, ligjet si edhe standartet europiane dhe ndërkombëtare.

Vazhdo leximin...

Mali i Zi hap dy kapituj të tjerë në bisedime me BE-në

mali i zi BE

Më 30 mars 2015, negociatorët e BE-së dhe Malit të Zi ranë dakord për hapjen e dy kapitujve të tjerë në procesin e pranimin të Malit të Zi në Bashkimin Europian: kapitullin 16 mbi tatimet dhe kapitullin 30 mbi marrëdhëniet e jashtme.
Si rezultat, nga 35 kapituj të paracaktuar, 18 janë hapur tashmë për negociata, nga të cilët dy janë mbyllur përkohësisht.
Negociatorët ishin Ilze Juhansone, Përfaqësuesi i Përhershëm i Letonisë në BE(BE) dhe Andrija Pejovic, Sekretar i Shtetit për Integrimin Europian dhe Negociatori kryesor për anëtarësimin e Malit të Zi në BE(Mali i Zi).

Vazhdo leximin...

Infografika: Vlerësimi i progresit të Ballkanit Perëndimor drejt Integrimit Europian

harta1

Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian paraqesin ende një numër problemesh për tu zgjidhur, të tilla si :kriza ekonomike, korrupsioni dhe nevoja për të garantuar lirinë e medias. Më 10 mars, eurodeputetët diskutuan raportet vjetor duke theksuar progresin e Malit të Zi, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbisë në drejtim të Bashkimit Europian.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

8 prill-Zhvillohet Konferenca “Regjistrimi i Popullsisë 2020 dhe Post 2020 - Nga Traditat në Modernizëm” në Romani
9 prill-Do të mblidhet Këshilli për Punët e Përgjithshme që pritet të publikojë konkluzionet mbi studimin e Komisionit "Drejt një Europe të Qëndrueshme deri në vitin 2030". 
10 prill-Konferencë për shtyp e Presidentit Juncker me Presidentin e Këshillit Europian në lidhje me nenin 50 dhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
11 prill -European Movement International organizon Festivalin Europian i Demokracisë “Democracy Alive” në Hollandë
14 prill-Zgjedhjet parlamentare finlandeze

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1