E Premte, 19 Korrik 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

E ardhmja e marrëdhënieve Serbi- Kosovë

kosovo serbiaZbatimi i Marrëveshjes së parë të Brukselit (arritur në prill 2013) është ngadalësuar ndjeshëm. Kështu është vënë në pikëpyetje qëllimi i marrëveshjes, i cili ishte për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka bërë të mundur dhjetra herë takimin e kryeministrave të dy vendeve por duket se kjo nuk ka sjellë përmirësim në marrëdhënien mes tyre. Një pjesë e marrëveshjes është arritur të vihet në zbatim, por implementimi e  ka humbur vrullin në këtë vit zgjedhor të 2014-ës.

Vazhdo leximin...

Zgjedhjet në Bosnjë-Hercegovinë

zgjedhjet ne BiHZgjedhjet e fundit në Bosnjë transmetuan një dëshirë për reformim, por siç shihet ka pak gjasa për ndryshime konkrete të situatës. Në fakt, nuk ka një titull të qartë nën të cilin të përmblidhen rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Së pari, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), partia kryesore kombëtare boshnjake, arriti një fitore të qartë në Federatë, duke u bërë partia më e madhe në çdo kanton të vetëm me një shumicë boshnjake. Në të gjitha kantonet e dominuara kroate, Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnjë-Hercegovinës(HGZ) u bë partia më e madhe. Përveç kësaj, të dyja palët fituan vendet përkatëse në presidencën boshnjake. Megjithatë, ky rezultat ngjason me një kthim i partive kombëtare, si një humbje e Social-Demokratëve (SDP).

Vazhdo leximin...

BE-ja presion Serbisë për South Stream

South Stream gas pipeline1Komisioni Europian paralajmëroi Serbinë se rrezikon perspektivën e saj të aderimit, nëse ndërton“South Stream( Rrjedha e Jugut)”, tubacion rus gazi.
Në raportin vjetor të zgjerimit, që do të zbardhet me datë  8 tetor cilësohet se marrëveshja ndërqeveritare e nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë për ndërtimin e tubacionit “nuk është në përputhje me ligjet e BE-së dhe Serbia nuk duhet të fillojë me punimet deri sa kjo marrëveshje të harmonizohet me legjislacionin Europian.”

Vazhdo leximin...

Ballkani Perëndimor dhe BE-ja: Në radhë

balkans EUDera e anëtarësimit mbetet e hapur, por rajoni duhet të bëjë më shumë për ta arritur atë. Për ata që e kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, deklarata e muajit korrik nga Jean-Claude Juncker, presidenti i ri i Komisionit Europian, ishte inkurajuese. “Negociatat do të vazhdojnë, -tha ai, “por nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm gjatë pesë viteve të ardhshme." Mesazhi politik i referohej një procesi që do të ngadalësohej.

“Deklarata ishte e diskutueshme dhe populistike,"- shprehet  Stefan Fule, Komisioneri i Zgjerimit në largim,- sepse asnjë vend i Ballkanit nuk do të ishte gati të bashkohej në pesë vitet e ardhshme. Ishte një mesazh i gabuar për Ballkanin Perëndimor në një kohë të gabuar".  U përhapën zëra se çështja e  zgjerimit do të kalonte në komisionin e ri të Z. Juncker. Disa fjalë të zemëruara nga Karl Bildt, ministri i jashtëm suedez në dorëheqje, ndihmuan që kjo gjë të dilte në pah. Heqja dorë nga portofoli i zgjerimit, sipas tij, do të ishte një "sinjal shumë i keq" dhe një "abdikim i përgjegjësisë".

Vazhdo leximin...

100 vjet më vonë: Kujtojmë Luftën e Parë Botërore

100 vjetori i Luftes 1 boteroreE shtëna që solli ndryshim në gjithë botën kumboi një mëngjes vere në Europën Juglindore.  Asnjë nuk e mendonte që plumbi i vrasësit do sillte vdekjen jo vetëm të një aristokrati Austriak por të gjithë rendit global, me katër perandori dhe miliona jetë të humbura në një konflikt të një mase të pa hasur më parë. Saktësisht 100 vjet më parë, në rrugët e Sarajevës, Franz Ferdinandi, trashëgimtar i fronit të Perandorisë Austro-Hungareze, dhe gruaja e tij, Sofia, u qëlluan nga një distancë jo të largët nga një nacionalist Serb Gavriolo Princip.

Vrasja i dha nismë një reaksioni zinxhir i cili arriti kulmin në një kontinent ku lufta kishte shpërthyer. Ajo çfarë shumë menduan se do mbetej një konflikt i shkurtër për më tepër dhe heroik, u transformua në një ankth katër-vjeçar i cili gllabëroi qindra kombe, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, rikrijoi hartën e Europës dhe prezantoi botën me horrore të reja si armët kimike dhe goditjet nga predhat. Një katastrofë e dytë globale, e cila i kishte rrënjët në të parën, pasoi brenda një gjenerate.
Më 28 qershor 2014,  udhëheqës Europianë u mblodhën për të përkujtuar sakrificat e luftës në një ceremoni solemne në Ypres, Belgjikë, ku ushtarë të panumërt gjetën vdekje në fushat me baltë të Flanders.  “Kjo përkujtimore nuk po mbahet për fundin e luftës apo për ndonjë betejë ose fitore,” tha Herman Van Rompuy, President i Këshillit të BE-së, dhe ish- kryeministër i Belgjikës. “ Por mbi të gjitha, për ata miliona njerëz që u vranë nga të gjitha frontet.” Van Rompuy përfaqëson Bashkimin e 28 kombeve, një pasqyrim i njerëzimit dhe solidaritetit rajonal të cilat 100 vjet më parë nuk mund të imagjinoheshin.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

24-28 qershor – Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që shënon dhe 70 vjetorin e organizatës, do të zgjedhë Sekretarin e ri të Përgjithshëm 
25 qershor – GRECO-Organi Anti-korrupsion i Këshillit të Europës publikon raportin e vitit 2018 ku janë mbikqyrur 48 shtete
25 qershor – Presidenti Juncker takon në Bruksel Zuzana Čaputován, Presidenten e re sllovake
27 qershor – Konferenca “Rikthimin në punë i të papunëve prej një kohe të gjatë” paraqet rezultatet e vlerësimit të fundit të 'Rekomandimit për papunësinë afatgjatë'
27-28 qershor - Forumi i 8-të vjetor i Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit (EUSDR) 
28 qershor-  Dëgjesë publike mbi rolin e mediave në komunikimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1