E Enjëte, 25 Prill 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Vlerësohet përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit

fule and serbiaNë vizitën e tij të parë në Beograd që pas krijimit të qeverisë së re të vendit,  Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fule u shpreh se Serbia ka bërë progres të rëndësishëm dhe se anëtarësimi në BE është tashmë një “siguri e dukshme”.
Pas takimit me Presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic, Fule tha,-“Disa ditë më parë ne festuam 10 vjetorin e zgjerimit më të madh të BE-së. Në 2014, integrimi europian i Serbisë dukej si një e ardhme e largët. Unë jam i bindur se Serbia ka aftësinë për të kthyer  mundësinë e integrimit të vendit në realitet”.

Vazhdo leximin...

Shoqëria civile në Maqedoni: Gjithnjë e më e politizuar dhe pro-qeveritare

shoqeria civile ne maqedoni gjithnje e me e politizuarLegjitimiteti dhe politizimi i shoqërisë civile ngelen gjithnjë çështje të nxehta. Por, shoqëria civile maqedonase duket se vitet e fundit është bërë një shesh beteje politike gjithnjë e më të ashpër, ku ndikimi i qeverisë duket qartësisht. Shumë prej organizatave jo-qeveritare, në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veç se promovojnë ideologjinë e partisë kryesore në qeveri, duke sulmuar kritikët e saj dhe rivalët.
Në disa raste, zyrtarët e partisë së Nikola Gruevskit, kanë lidhje të ngushta me OJQ-të , duke rritur kështu gjasat e konfliktit të interesave në një sektor në të cilën politizimi, edhe pse i pashmangshëm, ka për qëllim mbajtjen nën kontroll.

Vazhdo leximin...

Oreksi për Zgjerimin e BE-së në këndvështrimin e austriakëve

oreksi i zgjerimit tek austriaketPasi Komisioni Europian zbuloi raportet vjetore të progresit të vendeve kandidate të BE-së (16 tetor) , një think-tank austriak zbuloi se mbështetja e brendshme publike për zgjerimin rezulton më e ulëta ndër vite. Komisioni Europian për herë të dytë rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë dhe, për herë të pestë radhazi, për hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë.

Vazhdo leximin...

Turqia, drejt politikës së jashtme të njëanshmërisë

Turqia drejt politikes se jashtme te njeanshmeriseViti 2013 e përballi Turqinë me dy sfida, një të brendshme dhe një të jashtme. Sfida e parë ishte me qeverinë e vet, kur një shqetësim i brendshëm u kthye në një konflikt të hapur. Ndërkohë që protestat filluan në Turqi si përgjigje e zhvillimit të planifikuar urban, ata morën formën e një vale shqetësimesh për qëndrimet e qeverisë turke mbi fenë, fjalën e lirë dhe zërat opozitarë.

Vazhdo leximin...

Rrugëtim i gjatë i Serbisë drejt anëtarësimit në BE

Serbia mund të bëhet anëtarja e 29-të e Bashkimit Europian. Negociatat e pranimit filluan më 21 janar 2014, por rrugëtimi i vendit ballkanik për anëtarësim nuk është i lehtë. Për Beogradin, fillimi i negociatave të pranimit me BE-në është një hap historik drejt integrimit europian. Por askush nuk mund të thotë me siguri se sa do të zgjasin negociatat - serbët vlerësojnë se ato do të mund të zgjasin për një periudhë 6 vjeçare, aq sa iu desh Kroacisë (2005-2011). “Serbia është një kandidat i vështirë jo vetëm për shkak të historisë dhe konflikteve me Kosovën, por edhe për shkak të gjendjes ekonomike dhe mangësive në respektimin e shtetit të së drejtës dhe forcimit të institucioneve politike”, - shprehet eksperti i Europës Juglindore Dushan Reljic, i cili drejton zyrën e Institutit Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

8 prill-Zhvillohet Konferenca “Regjistrimi i Popullsisë 2020 dhe Post 2020 - Nga Traditat në Modernizëm” në Romani
9 prill-Do të mblidhet Këshilli për Punët e Përgjithshme që pritet të publikojë konkluzionet mbi studimin e Komisionit "Drejt një Europe të Qëndrueshme deri në vitin 2030". 
10 prill-Konferencë për shtyp e Presidentit Juncker me Presidentin e Këshillit Europian në lidhje me nenin 50 dhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
11 prill -European Movement International organizon Festivalin Europian i Demokracisë “Democracy Alive” në Hollandë
14 prill-Zgjedhjet parlamentare finlandeze

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1