E Enjëte, 25 Prill 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çfarë po sjell shkurti për Ballkanin?

wb fokusKosova, shteti më i ri në Europë, ditën e nesërme feston nëntë vjetorin e pavarësisë, një ditë e gëzuar kjo për çdo qytetar kosovar dhe jo vetëm. Shqipëria dhe Bosnja nga ana tjetër marrin një sinjal pozitiv nga Bashkimi Europian, ku rezolutat e propozuara për secilën e kaluan me sukses votimin dhe shpresat për avancimin e bisedimeve me Unionin rriten akoma më shumë. Ndërkohë, ky muaj nuk sjell situatë të ngjashme në Malin e Zi ku trazirat e zgjedhjeve të vitit të kaluar vazhdojnë të jenë prezente.

Vazhdo leximin...

Tensioni Kosovë-Serbi dhe ndërmjetësimi i Mogherinit

tension kosove serbiKosova, shteti që u shpall i pavarur pothuajse nëntë vite më përpara, u gjend përballë një situate tepër delikate para disa ditësh kur nga Beogradi u dha lajmi që drejt Mitrovicës do të nisej një tren pasagjerësh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, e shkruar në 21 gjuhë të ndryshme, përfshirë këtu dhe gjuhën shqipe. Po të mos mjaftonte kjo, treni në brendësi ishte i mbuluar me ikona dhe simbole fetare serbe. Dhe e gjitha kjo, ashtu siç raporton dhe Al Jazeera, shikohet nga pala serbe si një reklamim i kulturës së Serbisë, të mbrojtuar edhe nga UNESCO.

Vazhdo leximin...

Cilat janë qëndrimet e Komisionit Europian për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë?

img 2214 11Bashkimi Europian vazhdon të përballet me sfida serioze në fronte të ndryshme. Krizat e shumta kanë një potencial destabilizues jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë. Rënia ekonomike si dhe rritja e skepticizmit ka ndikuar sidomos në qëndrimin e BE-së në lidhje me projektin europian të zgjerimit.

Në të njëjtën kohë, perspektiva e anëtarësimit në BE, siç dhe riafirmohet nga të gjithë shtetet anëtare, vazhdon të mbështesë transformimet sa i përket stabilitetit dhe sigurisë në vendet e Europës Juglindore. Për këtë arsye, një proces i besueshëm si ai i zgjerimit, në bazë përcaktimin e disa kushteve, mbetet një mjet i pazëvendësueshëm për forcimin e këtyre vendeve dhe për të mbështetur modernizimin e tyre përmes reformave politike dhe ekonomike, në përputhje me kriteret e pranimit.

Vazhdo leximin...

Auditorët e Bashkimit Europian kanë deklaruar se Rumania dhe Bullgaria nuk ishin gati për anëtarësim

auditors

Gjykata Europiane e Auditorëve (ECA) hodhi dritë së fundmi mbi një fakt pak të njohur të historisë, duke zbuluar se Gjykata e kishte kundërshtuar fillimisht pranimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE. Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan BE-së në janar të vitit 2007, pavarësisht mendimit të auditorëve se ata nuk ishin gati për anëtarësim. Auditorët u shprehën se synojnë të shmangin situata të ngjashme në zgjerimet e ardhshme të BE-së.

Vazhdo leximin...

Bosnja, një hap përpara drejt BE-së

BiHBosnjë-Hercegovina arriti të zgjidhë pengesën e fundit për të përparuar drejt BE-së duke nënshkruar marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Drejtuesit politik të Bosnjës ranë dakort më 31 korrik mbi kushtet kryesore të vendosura nga Bashkimi Europian për pranimin e aplikimit të shtetit për të qenë anëtar dhe i hapën rrugën marrëveshjes për përftimin e një huaje nga FMN-ja. 

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

8 prill-Zhvillohet Konferenca “Regjistrimi i Popullsisë 2020 dhe Post 2020 - Nga Traditat në Modernizëm” në Romani
9 prill-Do të mblidhet Këshilli për Punët e Përgjithshme që pritet të publikojë konkluzionet mbi studimin e Komisionit "Drejt një Europe të Qëndrueshme deri në vitin 2030". 
10 prill-Konferencë për shtyp e Presidentit Juncker me Presidentin e Këshillit Europian në lidhje me nenin 50 dhe daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
11 prill -European Movement International organizon Festivalin Europian i Demokracisë “Democracy Alive” në Hollandë
14 prill-Zgjedhjet parlamentare finlandeze

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1