EMA ka filluar të operojë në vitin 1995, është përgjegjëse për vlerësimin shkencor, mbikëqyrjen dhe monitorimin e sigurisë së ilaçeve në BE. EMA ka si synim të mbrojë shëndetin publik dhe të kafshëve në shtetet anëtare të BE-së, si dhe në vendet e Zonës Ekonomike Europiane, duke siguruar që të gjitha barnat e disponueshme në tregun e BE-së të jenë të sigurta, efektive dhe me cilësi të lartë. Ajo gjithashtu ka një treg prej mbi 500 milion banorësh që jetojnë në vendet europiane. Më 30 mars 2019, EMA u zhvendos përfundimisht në Amsterdam, por do ti duhet të vazhdojë të paguajë qiranë për zyrat e saj në Londër për shkak se kontrata me një total prej 400 milion eurosh, vazhdon deri në vitin 2039.