Agjenda e Reformave (Reform Agenda)

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i nisur nga Komisioni Europian më 8 nëntor 2023, synon përshpejtimin e zhvillimit socio-ekonomik të 6 vendeve të rajonit, përfshirë Shqipërinë, duke përfituar deri në 6 miliardë euro, si një nga 4 shtyllat e tij, përmes Instrumentit të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027. Dhënia e këtyre fondeve do të kushtëzohet nga përmbushja e reformave specifike socio-ekonomike dhe themelore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjysma e fondeve, rreth 3 miliardë euro në formën e huave afatgjata, do të jepen si mbështetje e drejtpërdrejtë për buxhetet kombëtare, dhe gjysma tjetër do të alokohet përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), ku 2 miliardë euro janë grante dhe 1 miliardë euro hua. Fondi do të ketë portofolin përkatës për çdo vend, shuma e të cilave do të bazohet në numrin e banorëve dhe PBB-në. Si pjesë e Planit të Rritjes, çdo vend i Ballkanit Perëndimor përgatiti një Agjendë Reformash, që u miratua nga Komisioni Europian më 23 tetor 2024 për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Bosnja dhe Herzegovina ende nuk e ka dorëzuar Agjendën zyrtare të Reformave për të proceduar me vlerësimin e saj nga Komisioni.

Në këtë kontekst, Agjenda e Reformave është një dokument strategjik ku secili vend përfitues përcakton reformat kryesore që synon të realizojë për të përmirësuar strukturat institucionale dhe ekonomike, duke përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Agjenda përfshin edhe listën e investimeve strategjike që çdo vend përgatit për të marrë fonde që do të ndihmojnë në rritjen ekonomike dhe në përmirësimin e kushteve për integrim rajonal e europian.Agjenda Kombëtare e Reformave (AKR) e Shqipërisë përqendrohet te masat që fuqizojnë klimën e biznesit, përmirësojnë infrastrukturën digjitale dhe energjetike, si dhe shtojnë kapacitetet në arsim dhe kualifikim profesional. Nëpërmjet AKR, Shqipëria angazhohet të krijojë bazën për një zhvillim të qëndrueshëm, duke përshpejtuar procesin e konvergjencës ekonomike me BE-në dhe përgatitur vendin për anëtarësim në Tregun e Përbashkët Europian.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk