Astroturfimi është një praktikë mes të cilës individë ose organizata krijojnë lëvizje artificiale apo fushata për të imituar mbështetjen ose kundërshtimin e vërtetë publik për një kauzë, produkt, kandidat ose vendim politikë të caktuar. Në vend që të lindin spontanisht nga komuniteti ose publiku i gjerë, këto fushata në realitet janë iniciuar dhe kontrolluar nga një organizatë e fshehur. Zakonisht ato organizohen dhe financohen nga interesa të caktuara, si koorporatat, partitë politike ose grupet e avokimit, me synimin për të formuar opinionin publik, për të ndikuar në proceset vendimmarrëse ose për të arritur qëllime specifike.
Vitet e fundit, taktikat e fshehura të lobimit, si astroturfim, kanë shënjestruar politikëbërësit dixhitalë në Bashkimin Europian, të përdorura veçanërisht gjatë fushatave intensive që synonin të ndikonin në rregulla të reja të rëndësishme të BE-së si Akti i Shërbimeve Dixhitale. Si kundërpërgjigje, një grup deputetësh të Parlamentit Europian dhe organizatave joqeveritare krijuan një linjë telefonike, e cila i lejon njerëzit të raportojnë çdo përpjekje për të ndikuar fshehurazi në axhendën e politikave teknologjike të BE-së. Një nga rastet më të njohura të astroturfimit është dhe ai i prillit 2022, kur BBC raportoi për një hetim në Facebook dhe u zbulua një rrjet grupesh që promovonte Putinin si një hero kundër Perëndimit. Ky rrjet përdorte llogari joautentike për të krijuar mbështetje për Putinin në mes të konfliktit ruso-ukrainas.