Direktiva e Platistikës Njëpërdorimshme

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në luftën kundër ndotjes nga mbetjet plastike, duke urdhëruar që të gjitha tapat e shisheve plastike të mbeten të lidhura me shishet, duke filluar nga korriku i vitit 2024. Ky rregullim është pjesë e Direktivës për Plastikën njëpërdorimshme, që u prezantua në vitin 2019, dhe ka për qëllim trajtimin e mbetjeve plastike dhe uljen e ndikimit të tyre në mjedis, si dhe zëvendësimin e 10 artikujve më të përhapur të plastikës që gjenden përgjatë brigjeve dhe deteve.

Kjo iniciativë, e cila synon të reduktojë ndotjen nga plastika, përfshin disa masa konkrete që prekin produktet plastike njëpërdorimshme, si dhe mënyrat se si ato trajtohen pas përdorimit. Lidhja e tapave me shishet plastike është një masë që ka për qëllim të zvogëlojë numrin e tapave që humbasin ose shkëputen nga shishet, dhe që mund të ndotin mjedisin.

Përfitimet mjedisore që priten nga kjo nismë janë të mëdha, pasi duke mbajtur tapat të lidhur me shishet, BE synon që ato të riciklohen së bashku, duke përmirësuar procesin e menaxhimit të mbetjeve plastike. Pritet që kjo të ndihmojë në rritjen e shkallës së riciklimit dhe të kontribuojë në uljen e mbetjeve plastike që përfundojnë në natyrë, si në detet dhe oqeanet.

Objektiva të tjera të BE-së për këtë iniciativë janë ambicioze dhe të lidhura me planet afatgjata për të trajtuar mbetjet plastike. Në vitin 2025, synohet që të gjitha shishet plastike të përmbajnë të paktën 25% përmbajtje të riciklueshme dhe në vitin 2029, është një objektiv edhe më ambicioz: 90% e shisheve plastike të grumbullohen dhe të riciklohen. Kjo iniciativë është një nga masat kryesore të BE-së për të luftuar ndotjen plastike dhe tregon angazhimin për një mjedis më të pastër


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk