Fondi Social Europian (European Social Fund)

Bashkimi Europian ka nivelin më të mirë të mbrojtjes sociale në botë dhe renditet si një nga rajonet me cilësi të lartë jetese dhe mirëqenie sociale. Ky zhvillim është arritur duke investuar drejtpërdrejt në njerëz dhe aftësitë e tyre, qoftë ata të punësuar, të papunë, të rinj apo të moshuar. Fondi Social Europian është një nga instrumentet kryesore që mbështet punësimin, duke ndihmuar qytetarët të jenë pjesë e ambienteve më të mira dhe të përshtatshme pune. Bashkimi Europian investon të paktën 10miliardë euro në vit për të përmirësuar perspektivat e punësimit për miliona qytetarë europian, veçanërisht ata që kanë vështirësi për të pasur një të tillë. Çdo vit, 10 milionë njerëz fillojnë punë ose përditësojnë aftësitë e tyre për një punësim në të ardhmen.
Ky projekt është i rëndësishëm në dy aspekte:
Në terma afatshkurtër është i aftë të zbusë krizat aktuale ekonomike duke stabilizuar nivelin e papunësisë dhe të varfërisë. Ndërkohë në terma afatgjatë shërben si një udhëzues për të rimodeluar ekonominë Europiane duke krijuar jo vetëm vende pune por dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk