Gjykata Europiane e Drejtësisë (European Court of Justice)

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GjED) me seli në Luksemburg është gjykata më e lartë e BE-së, ajo është krijuar në vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Çelikut. Detyrë e saj është të sigurojë që legjislacioni komunitar të interpretohet dhe të zbatohet në mënyrë uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit Europian, personave fizikë dhe juridikë. Gjykata është e përberë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, në këtë mënyre, përfaqësimin e sistemeve ligjore të të gjithë shteteve anëtare të BE-se. Për ta ndihmuar Gjykatën Europiane të Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve që shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje më të mirë ligjore qytetarëve të Bashkimit Europian, në vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkallës së Parë”.  Kjo gjykatë është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar çështjesh, në mënyre të veçantë të atyre që paraqiten nga individët dhe çështjet që kanë të bëjnë më raste të konkurrencës së pandershme midis kompanive.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk