Gjykata Europiane e Llogarive është gjykata që kontrollon të ardhurat dhe shpenzimet e Bashkimit Europian nga ana ligjore dhe siguron që menaxhimi financiar të jetë i efektshëm. Gjithashtu i përcjell Parlamentit Europian dhe Këshillit një Deklaratë Garancie në lidhje me besueshmërinë e raporteve financiare dhe të transaksioneve që përmbajnë raportet. Këtë raport Gjykata e harton çdo vit dhe botohet në Gazetën Zyrtare në fund të cdo viti buxhetor. Gjykata përbëhet nga shtetas të secilit shtet anëtar, të cilët zgjidhen përnjë mandat 6-vjecar me shumicë të cilësuar të Këshillit të Bashkimit Europian, pasi ky i fundit këshillohet me Parlamentin Europian. Gjykata Europiane e Llogarive vepron në pavarësi të plotë.