Më 1 dhjetor 2021, Komsioni Europian prezantoi një plan ndërkombëtar infrastrukturor i quajtur “Global Gateway” që deri në fund të vitit 2027 synon të mobilizojë 300 miliardë euro në investime publike dhe private në infrastrukturë. Qëllimi i tij është që të nxisë zinxhirët e furnizimit dhe tregtinë e BE-së në të gjithë botën. Projektet e planifikuara nisin nga prodhimi i energjisë me hidrogjen-neutral në Afrikë që nuk prodhon efekte negative ndaj klimës, si dhe një kabllo të re nëndetëse për transportin e të dhënave midis BE-së dhe Amerikës Latine. Gjithashtu, planifikohet dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe kërkimit shkencor për vendet në zhvillim.