Hapësira Europiane e të Dhënave Shëndetësore (European Health Data Space)

Një nga prioritetet e Komisionit Europian për vitet 2019-2025 është krijimi i Hapësirës Europiane e të Dhënave Shëndetësore (EHDS). Krijimi i një hapësire të tillë do të promovojë shkëmbim më të mirë dhe akses në lloje të ndryshme të të dhënave shëndetësore, jo vetëm për të mbështetur ofrimin e kujdesit shëndetësor (përdorim parësor), por gjithashtu për qëllime të kërkimit shëndetësor dhe politikëbërjes shëndetësore (përdorim dytësor).I gjithë sistemi i të dhënave do të ndërtohet mbi baza transparente që mbrojnë plotësisht të dhënat e qytetarëve dhe përforcojnë transportueshmërinë e të dhënave të tyre shëndetësore. Hapësira Europiane e të Dhënave Shëndetësore do të ndërtohet mbi 3 shtylla kryesore: 1) një sistem i fortë i qeverisjes së të dhënave dhe rregulla për shkëmbimin e të dhënave; 2) cilësia e të dhënave; 3) infrastrukturë e fortë dhe ndërveprueshmëri. Puna përgatitore ka filluar në vitin 2020 për të ofruar një kornizë të plotë të përdorimit të të dhënave shëndetësore në Shtetet Anëtare, vecanërisht  nëpërmjet një hartëzimi për të kuptuar se si është zbatuar Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) në sektorin e shëndetësisë. Për vijueshmërinë e këtij procesi është e rëndësishme të sigurohet që të dhënat të jenë të gjetshme, të ndërveprueshme dhe të ripërdorshme.


1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk