Këshilli Europian (KE) është pjesë e Bashkimit Europian. Këshilli Europian përcakton drejtimet dhe prioritetet e përgjithshme të Bashkimit Europian. Këshilli Europian është formuar më vitin 1974 me qëllim që të vendoset forum joformal për diskutim ndërmjet shefave të shteteve dhe kryetarëve të qeverive. Më vitin 1992 Këshilli fitoi status formal, me Marrëveshjen e Mastrihtit ku ishte definuar funksioni i tij si forcë lëvizëse e Unionit dhe përcaktimin e drejtimeve të përgjithshme politike për zhvillimin e tij. Në pajtim me nenin 15 të Marrëveshjes për Bashkimin Europian Këshilli Evropian siguron stimulimin e nevojshëm për zhvillimin e Unionit. Këshilli nuk ka funksion ligjvënës. Ai është i përbërë nga shefa të shteteve dhe kryetarëve të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, ndërsa në punën e tij marrin pjesë dhe presidenti i Këshillit Europian, presidenti i Komisionit Europian, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE për punë të jashtme. Mandati i presidenti është dy vjet e gjysmë, me të drejtë rizgjedhje. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës më 01 dhjetor 2009, Këshilli Europian u bë njëri nga shtatë institucionet zyrtare të Unionit. Këshilli Europian takohet dy here në gjashtë muaj, zakonisht në Bruksel.