Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (Comprehensive Economic and Trade Agreement)

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (CETA) është një traktat i negociuar midis BE-së dhe Kanadasë. Kjo marrëveshje pritet t’i ofrojë firmave të BE-së më shumë mundësi të mira biznesi në Kanada dhe gjithashtu të ofrojë mbështetje për vendet e punës në Europë. Ajo do të mbështesë plotësisht standardet europiane në fusha të tilla si siguria e ushqimit dhe të drejtat e punëtorëve. Çfarë pritet të sjellë CETA për BE-në?

- do të eliminojë të gjitha detyrimet në mallrat industriale, duke i kursyer eksportuesve europianë pothuajse 600 milion € në vit;

- do t’i japë fund kufizimeve për qasje në kontratat publike në Kanada, tanimë kompanitë e BE-së do të jenë në gjendje për të konkurruar për këto lloj kontratash gjitha nivelet e qeverisjes të shtetit kanadez;

- do të hapë tregun e shërbimeve;- do të ofrojë kushte të parashikueshme për investitorët, duke promovuar dhe mbrojtur investimet;

- do të ndihmojë në parandalimin e kopjimi ilegal të risive të BE-së dhe produkteve tradicionale;

- do të sigurojë një bashkëpunim rregullator më të mirë në të ardhmen;- dhe do të mbrojë demokracinë, konsumatorët dhe mjedisin.

 

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk