Marrëveshja e Gjelbër (Green Deal)

Komisioni i ri Europian po punon shumë për realizimin e premtimeve të dhëna, si dhe po tregon qartë se është shumë ambicioz për të ardhmen. Kjo gjë vihet re në prezantimin e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, një paketë kjo e parashikuar deri në vitin 2050, e cila do ti lejojë qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga tranzicioni i gjelbër. Plani fillestar i kësaj marrëveshje parashikon masa të rëndësishme, të cilat fillojnë që nga ndërprerja e disa emisioneve jo-ekologjike, deri te investimet në kërkime dhe inovacione në ndihmë të mjedisit.
Kjo strategji e re mendohet të jetë e suksesshme pasi kombinon investimet në teknologjinë e gjelbër me përfshirjen dhe angazhimin e shoqërisë dhe palëve të interesuara për arritjen e pritshmërive dhe objektivave të marrëveshjes. Mbi të gjitha, Marrëveshja e Gjelbër Europiane është hartuar në një mënyrë të tillë që të mos lërë asnjë individ apo rajon pa u përfshirë në të.
Marrëveshja e Gjelbër rivendos angazhimin e Komisionit Europian për të trajtuar klimën dhe sfidat që lidhen me të, si një ndër pikat më të rëndësishme të punës së këtij Komisioni. Kjo lloj marrëveshje vjen si një përgjigje ndaj sfidave të mjedisit për brezin e sotëm si ngrohja globale, zhdukja e miliona specieve në planet, ndotja e pyejve e oqeaneve dhe synon ta shndërrojë shoqërinë e BE në një shoqëri më të ndërgjegjshme.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk