Vendosen atëherë kur një kompani eksporton në BE me çmime më të ulëta se vlera normale e produktit (kostoja e produkti apo çmimi i brendshëm), duke rritur mundësinë e zgjerimit në tregun europian dhe duke nxjerrë jashtë konkurrencës firmat e brendshme prodhuese. Kur evidentohen raste ‘dumpingu’, ose nga ankimimet e prodhuesve të Komunitetit apo nga vetë iniciativa e Komisionit Europian, ky i fundit hap një procedurë hetimi anti-dumping për një periudhë jo më shumë se 15 muaj. Mekanizimi i ‘anti-dumping’ ushtrohet vetëm kur vërtetohet dëmi dhe lidhja shkakësore dhe shoqërohet me vendosjen e një takse që duhet të paguhet nga eksportuesi. Kjo taksë ka si qëllim të lehtësojë efektet negative të ‘dumpingut’ apo dëmit të shkaktuar nga ai. Masat mund të zgjasin deri në 5 vjet dhe Komisioni i monitorin ato për të siguruar një zbatim efektiv dhe në përputhje me ligjin.