Me masa shtrënguese i referohemi veprimeve zyrtare të marra nga qeveria, gjatë një periudhe kohe për shkak të kushteve të pafavorshme ekonomike, me qëllim reduktimin e deficitit të saj buxhetor duke përdorur një kombinim të shkurtimit të shpenzimeve e rritje të taksave. Masa shtrënguese të ndryshme janë shpallur që nga recesioni global në 2008 dhe kriza e eurozonës në 2009.Janë përgjithësisht të papëlqyeshme, sepse ato kanë tendencën për të ulur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve dhe përfitimeve të siguruara nga qeveria.Gjatë krizës së borxhit europian, shumë vende filluan programet shtrënguese, duke reduktuar deficitet buxhetore të tyre në raport me GDP-në nga 2010 deri 2011. Për shembull, Greqia ka ulur deficitin e saj buxhetor nga 10.4% të GDP-së në vitin 2010 në 9.6% në 2011. Islanda, Italia, Irlanda, Portugalia, Franca dhe Spanja ulën deficitet e tyre buxhetore në raport me GDP-në në periudhën 2010-2011.