Mirëqenia e kafshëve

Problemi i mirëqenies së kafshëve është trajtuar për herë të parë në legjislacionin e vitit 1974. Kërkesat ligjore në këtë fushë janë njohur veçanërisht në një protokoll shtesë që i është bashkëlidhur Traktatit të Amsterdamit në vitin 1997. ”Protokolli për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve” vendos rregullat për punën e BE-së në këtë fushë. Zyrtarisht, protokolli njeh që kafshët janë qenie me ndjenja dhe i detyron institucionet Europiane t”i marrin plotësisht në konsideratë kërkesat ligjore për mirëqenien e kafshëve gjatë hartimit dhe vënies në zbatim të politikave të përbashkëta. Legjislacioni Europian në fushën e mirëqenies së kafshëve synon t’i shpëtojë kafshët nga çdo vuajtje e panevojshme në tre fusha kryesore: blegtori, transport dhe thertore. Është thelbësore marrja e masave në këto fusha, jo vetëm për arsye etike dhe morale, por edhe për shëndetin e kafshëve dhe cilësinë e produkteve ushqimore. Në kuadër të një strategjie të plotë për sigurinë ushqimore dhe politikave të tjera të Komunitetit (bujqësia, transporti, tregu i brendshëm dhe puna kërkimore) u kërkohet të marrin në konsideratë këtë nevojë.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk