Shkolla Europiane e Administrimit (European School of Administration)

Shkolla Europiane e Administrimit, u krijua më 10 shkurt 2005. Misioni i saj është që të ofrojë trajnime në fusha specifike për anëtarët e stafit të BE-së të tilla si: trajnim për personelin e ri, trajnime për aftësitë themelore në vendin e punës, programet e manaxhimit dhe zhvillimit të lidershipit, një program vjetor trajnimi i detyrueshëm për rreth 80 punonjës të nivelit asistent të institucioneve të BE-së të cilët janë identifikuar si administratorë të mundshëm, vizita të shkurtra studimore për nëpunësit e rinj civilë europianë punët e të cilëve përfshijnë pyetje të BE-së, përmes programit Erasmus, për Administratën Publike. Kurset e saj janë të hapura për stafin e të gjitha institucioneve të BE-së, duke ndihmuar kështu përhapjen e vlerave të përbashkëta, duke promovuar mirëkuptim midis stafit. Kjo shkollë punon në bashkëpunim të ngushtë me departamentet e trajnimit të të gjitha institucioneve për të shmangur çdo përpjekje jo produktive apo mbivendosje trajnimesh.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk