SLAPP

Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike, ose të njohura ndryshe shkurtimisht si Paditë SLAPP, janë taktika ligjore të përdorura për të frikësuar ose censuruar kritikët, për të ndaluar kritikën publike, shprehjen e opinionit, ose pjesëmarrjen e publikut në çështje të rëndësishme shoqërore apo politike. Termi “SLAPP - Strategic Lawsuit Against Public Participation” u përdor fillimisht nga profesorët George W. Pring dhe Penelope Canan në librin e tyre të titulluar “SLAPPs: Getting Sued for Speaking Out (1996)”. Kjo praktikë shpesh përdoret për të ndëshkuar individë apo organizata që shprehin pikëpamje të ndryshme apo që kundërshtojnë një subjekt të caktuar, si kompani, person publik apo organizatë, pra ato cënojnë të drejtën për të ushtruar fjalën e lirë.


Parlamenti Europian miratoi më 27 shkurt të 2024 Direktivën anti-SLAPP, e cila u botua më 11 prill 2024 në Fletoren Zyrtare. Kjo direktivë, e njohur ndryshe si "Ligji i Daphne-së" është nderim për gazetaren malteze të vrarë, Daphne Caruana Galizia, e cila ishte objektivi i 48 padive të tilla në momentin e vdekjes së saj. Ky ligj synon të ofrojë mbrojtje për të gjithë ata që marrin pjesë në diskutimet publike për çështje me interes publik, duke përfshirë gazetarët. Disa nga pikat kryesore të paraqitura nga kjo direktivë përfshijnë masat mbrojtëse procedurale, ndihmën për individët në proceset gjyqësore, zvogëlimin e rrezikut të shkarkimeve të parakohshme, përcaktimin e kosto-efektivitetit, si dhe mbrojtjen nga vendimet e autoriteteve të tjera vendore.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk