Zona Ekonomike Europiane (European Economic Area)

Marrëveshja për Zonën Ekonomike Europiane (EEA), e cila hyri në fuqi më 1 janar 1994, bashkon vendet anëtare të BE dhe tre shtetet e EFTA-së (Shoqata Europiane e Tregtisë së Lirë) - Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia - në një treg të vetëm, të quajtur Tregu i Brendshëm.  Marrëveshja e EEA garanton të drejta dhe detyrime të barabarta në tregun e brendshëm për individët dhe operatorët ekonomikë. Ajo siguron përfshirjen e legjislacionit të BE-së që mbulon katër liri: lëvizjen e lirë 1. të mallrave, 2. shërbimeve, 3. personave dhe 4. kapitalit - në të gjithë  shtetet e EEA. Përveç kësaj, Marrëveshja mbulon bashkëpunimin në fusha të tjera të rëndësishme siç janë: kërkimi dhe zhvillimi, arsimi, politika sociale, mjedisi, mbrojtja e konsumatorit, turizmi dhe kultura, të njohura kolektivisht si politika "anësore dhe horizontale".
Marrëveshja e EEA thekson gjithashtu se kur një vend bëhet anëtar i Bashkimit Europian, do të bëhet palë në Marrëveshjen e EEA-së gjithashtu.

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk