Zona Europiane e Pagesave (SEPA)

SEPA (Zona Europiane e Pagesave) është një nismë e ndërmarrë nga industria bankare europiane për të thjeshtuar dhe standardizuar pagesat pa para në dorë në euro ndërmjet vendeve anëtare. Ajo mundëson konsumatorëve, bizneseve dhe ofruesve të shërbimeve të pagesave (PSP) të kryejnë transaksione të shpejta dhe me kosto të ulët në euro, sipas standardeve të unifikuara.

SEPA përfshin tashmë 38 vende (27 shtete anëtare të BE-së, + 3 vende të Zonës Ekonomike Europiane (EEA) - Islandë, Norvegji dhe Lihtenshtajn + 6 vende jo anëtare të EEA - Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Vatikani, Monako, San Marino dhe Andorra) dhe tani  Shqipëria e Mali i Zi,  

SEPA mundëson mbi 50 miliardë transaksione në vit nëpërmjet skemave si: 

          SEPA Credit Transfer (transfertë bankare brenda 1 ditë pune);

SEPA Instant Credit Transfer (transfertë brenda 10 sekondave),  

  • SEPA Direct Debit (brenda 1-2 ditëve pune),

Vendimi për të përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi në SEPA do të ulë kostot e transaksioneve në euro dhe do të përmirësojë përputhshmërinë financiare me vendet e tjera të SEPA-s, kjo e fundit e  mbështetur nga instrumenti IPA i Komisionit Europian dhe Banka Botërore për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi të përafrojnë më tej skemat e tyre me ato të SEPA-s. Përfitimet përfshijnë:

  • një sistem të unifikuar për transferta bankare, si për ato vendase ashtu edhe për ato ndërkufitare;

  • mundësinë për të kryer transaksione ndërkufitare përmes debitit direkt, pra të ngarkohen llogaritë bankare në një vend për shërbime të ofruara në një vend tjetër;

  • lehtësimin për njerëzit që punojnë ose studiojnë në një vend tjetër të SEPA-s, duke përdorur një llogari ekzistuese në vendin e tyre të origjinës për të marrë pagën ose për të paguar faturat në vendin e ri;

  • garantimin e pagesave ndërkufitare më të lira, më të sigurta dhe më të shpejta, si dhe çmime më transparente, falë një seti të vetëm skemash dhe standardesh pagese.

Për një transaksion që të funksionojë, si dërguesi ashtu edhe marrësi duhet të kenë një llogari SEPA brenda njërit prej vendeve pjesëmarrëse. Për sa i përket tarifave, shumica e bankave nuk i aplikojnë, megjithatë ato mund të ndryshojnë në varësi të kursit të konvertimit të monedhës.

Është e rëndësishme të theksohet se SEPA nuk duhet ngatërruar me Eurozonën, pasi kjo e fundit i referohet shteteve anëtare që kanë adoptuar Euron si monedhë zyrtare!




1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk