Direktiva e Platistikës Njëpërdorimshme
Bashkimi Europian ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në luftën kundër ndotjes nga mbetjet plastike, duke urdhëruar që të gjitha tapat e shisheve plastike të mbeten të lidhura me shishet, duke filluar nga korriku i vitit 2024. Ky rregullim është pjesë e Direktivës për Plastikën njëpërdorimshme, që u prezantua në vitin 2019, dhe ka për qëllim trajtimin e mbetjeve plastike dhe uljen e ndikimit të tyre në mjedis, si dhe zëvendësimin e 10 artikujve më të përhapur të plastikës që gjenden përgjatë brigjeve dhe deteve.Kjo iniciativë, e cila synon të reduktojë ndotjen nga plastika, përfshin disa masa konkrete që prekin produktet plastike njëpërdorimshme, si dhe mënyrat se si ato trajtohen pas përdorimit. Lidhja e tapave me shishet plastike është një masë që ka për qëllim të zvogëlojë numrin e tapa... Read More