Raporti i Draghit (Draghi Report)

Pas propozimeve për krijimin e një pakti të ri industrial, të cilin von der Leyen e ka premtuar për t’u realizuar në 100 ditët e para të mandatit të saj të dytë, u publikua më 9 shtator 2024 nga Komisioni Europian një raport gjithëpërfshirës 400 faqësh, titulluar “E Ardhmja e Konkurrueshmërisë Europiane”, i shkruar nga Mario Draghi, ish-kryeministri i Italisë dhe ish-Presidenti i Bankës Qendrore Europiane. Gjetjet e raportit do të kontribuojnë në punën e Komisionit për planin e ri të konkurrueshmërisë dhe prosperitetit të qëndrueshëm të Europës. Raporti strategjik dhe ambicioz i Draghit përmban 170 rekomandime kryesore, të cilat adresojnë tri sfida thelbësore për Bashkimin Europian: uljen e hendekut të inovacionit me SHBA-në; harmonizimin e dekarbonizimit me konkurrueshmërinë dhe zhvillim... Read More

Reja Europiane për Shkencë të Hapur (European Open Science Cloud)

European Open Science Cloud(EOSC) është një platformë dixhitale e besueshme për komunitetin shkencor, që siguron akses në të dhëna dhe shërbime ndërvepruese që adresojnë të gjithë ciklin e të dhënave kërkimore, nga zbulimi deri te ruajtja, menaxhimi, analiza dhe ripërdorimi përtej kufijve dhe disiplinave shkencore.EOSC synon t'i japë Bashkimit Europian një epërsi globale në menaxhimin e të dhënave kërkimore dhe të sigurojë që shkencëtarët europianë të marrin përfitimet e plota të shkencës së drejtuar nga to.EOSC është pjesë e "European Cloud Initiative” - e cila synon mbështetj... Read More

Rrjeti Gjyqësor Europian për Çështje Penale (European Judicial Network)

Lehtëson ndihmën e ndërsjelltë ligjore në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Ky rrjet ka filluar me një Veprim të përbashkët të miratuar nga Këshilli më 29 Qershor 1998. Rrjeti Gjyqësor përbëhet nga pika kontakti të krijuara për të bërë të mundur që autoritetet gjyqësore lokale dhe autoritet e Shteteve të tjera Anëtare të vendosin kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet tyre. Këto pika kontakti sigurojnë informacionin e duhur ligjor ose praktik për të ndihmuar autoritetet që të përgatisin një kërkesë për bashkëpunim gjyqësor. Ekziston gjithashtu një Rrjet Gjyq&eu... Read More

Rrjeti Europian i Migracionit (European Migration Network)

EMN është një rrjet i migrantëve dhe ekspertëve të azilit të BE-së të cilët punojnë së bashku për të ofruar informacione objektive, të krahasueshme me politikën relevante. EMN u krijua ligjërisht në bazë të Vendimit të Këshillit 2008/381 / EC. Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e KE koordinon Rrjetin Europian të Migracionit. Pikat kombëtare të kontaktit (NCPs EMN) janë themeluar në të gjitha Shtetet Anëtare,përveç Danimarkës dhe Norvegjisë. Çdo EMN caktohet nga qeveria përkatëse kombëtare.EMN-të janë të vendosura brenda Ministrive të... Read More

REACH

Sistemi “REACH” vendos një Kuadër Rregullator Unik për regjistrimin, vlerësimin dhe autorizimin për Kimikatet. Qëllimi është të garantohet siguri më e madhe në prodhimin dhe përdorimin e substancave kimike. REACH-i u kërkon operatorëve të grumbullojnë informacion të plotë mbi vetitë e substancave, me të cilat ata prodhojnë ose importojnë të paktën një ton në vit dhe të demonstrojnë siguri në përdorim. Legjislacioni i mëparshëm kërkonte që, autoritetet e Shteteve Anëtare të vërtetonin ekzistencën e një rreziku para se të ndalonin një substancë. Kjo përmbysje e barr&e... Read More

Rajonet e Largëta (Outermost Regions)

Disa shtete anëtare të BE-së zotërojnë pjesë të territorit të tyre në zona shumë të largëta të distancuara gjeografikisht nga Kontinenti Europian. Ato janë pjesë e integruar e Bashkimit Europian dhe e kanë të detyrueshme të zbatojnë legjislacionin dhe detyrimet e BE-së. Këto rajone, që njihen ndryshe dhe si rajone të largëta, duhet të përballen me vështirësi të shumta lidhur kryesisht me pozicionin e tyre gjeografik të largët, madhësinë e tyre të vogël dhe klimë të vështirë. Ato janë të varur ekonomikisht për disa produkte të caktuara kryesisht në fushën e bujqësi... Read More

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk