Me kënaqësi hapim thirrjen e tretë për artikuj në EuroSpeak në kuadër të projektit “Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, që po zbatohet nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility and Media 2021, në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Europian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).
Revista online “EuroSpeak” ofron hapësira për botime të artikujve në gjuhën shqipe që trajtojnë një sërë zhvillimesh dhe çështjesh të lidhura me politikat e Bashkimit Europian, procesin e zgjerimit dhe zhvillimet në BE, dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Temat orientuese, por jo ezauruese për realizimin e artikujve, janë si më poshtë:
Thirrja është e hapur për të gjithë kërkuesit e rinj, gazetarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile apo të administratës publike, të cilët përmbushin kriteret e mëposhtme:
Kriteret për shkrimin e artikujve përfundimtarë:
Origjinaliteti i artikullit - Artikulli duhet të jetë vepër origjinale e autorit(ëve) dhe nuk duhet të jetë publikuar në asnjë medium tjetër;
Respektimi korrekt i rregullave të shkrimit akademik - Artikulli duhet të jetë 3-6 faqe, A4, me formatin standard (Times New Roman 12, single space), i shkruar në gjuhën shqipe standarde;
Qartësi në shkrim dhe ofrimi i argumenteve
Artikujt e përzgjedhur do të publikohen në Revistën online EuroSpeak duke respektuar të gjitha të drejtat e autorit www.eurospeak.al dhe për autorët/et e përzgjedhur do të ketë shpërblime monetare.
Ju ftojmë të dërgoni Artikullin e plotë dhe një Bio të shkurtër (200 fjalë) në gjuhën shqipe brenda datës 9 shtator 2024, në adresën e e-malit : info@em-al.org.
Për artikujt e përzgjedhur, autorët do të njoftohen dhe, në rast se vlerësohet e nevojshme nga Bordi i Redaktorëve që të kërkohen rregullime apo përditësime të artikullit të dërguar përpara publikimit online.
Për më shumë informacion mbi kriteret e shkrimit të artikujve, ju ftojmë të lexoni::
UDHËZUESIN E AUTORËVE PËR KONTRIBUT ME ARTIKUJ NË REVISTËN ONLINE “EUROSPEAK”