16 vendet më të zhvilluara nga pikëpamja sociale në botë

16 vendet më të zhvilluara nga pikëpamja sociale në botë


Një shembull: Kosta Rika dhe Tajlanda renditen përkatësisht në vend të 58 dhe 59 në GDP e botës. E megjithatë Tailanda renditet në vendin e 59 në indeksin e progresit social ndërsa Kosta Rika, në vendin e 29 për shkak të rëndësisë që merr në këtë vend siguria personale, të drejtat personale, toleranca dhe e drejta e përfshirjes. Duke pasur si nën vëzhgim sigurimin e të drejtave themelore të njeriut, lirinë në zgjedhje, strehimin, ushqyerjen, kujdesin mjekësor, mirëqënien apo edhe qëndrueshmërinë e ekosistemeve dhe organizimin e ujësjellës-kanalizimeve Indeksi i Progresit Social bën një renditje të 16 vendeve kryesuese:

#16 SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës çalojnë kryesisht në qëndrueshmërinë e ekosistemit, në kujdesin personal shëndetësor dhe në liritë personale. Megjithatë kryesojnë në të drejtën për akses në edukim, si në atë elementar ashtu dhe në edukimin e avancuar.

#15 Japonia
Japonia, ashtu si SHBA, renditet e para përsa i përket aksesit në edukim dhe lë mbrapa qëndrueshmërinë e ekosistemit. Megjithatë në Japoni të drejtat individuale kanë prioritet por duke lënë pas lirinë e zgjedhjes.

#14 Gjermania
Gjermania kryeson në sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve. Por gjigandi ekonomik nuk ka një renditje të mirë përsa i përket kujdesit shëndetësor dhe qëndrueshmërisë së ekosistemit.

#13 Austria
Austria zë vendin e parë përsa i përket sigurimit me ujë të pijshëm. Po ashtu, renditet në 10 të parët në sigurimin e strehimit, sigurisë personale, ushqyerjes dhe kujdesit mjekësor.

#12 Irlanda
Irlanda është vendi që ofron më shumë mundësi për përfshirje dhe tolerancë por problemet me qëndrueshmërinë e ekosistemeve dhe ujësjellës-kanalizimet e rendisin në vend të 12-të.

#11 Mbretëria e Bashkuar
Britania ka shumë elemente për të cilat duhet të jetë krenare përfshirë sidomos rekordet për të drejtat individuale për të cilat renditet në vend të dytë në shkallë botërore.

#10 Australia
Australia ka një cilësi të lartë të sistemit ujësjellës-kanalizimeve. Por, vendi mund të përmirësohet në fusha të tjera si në aksesin për edukimin fillestar dhe për qëndrueshmërinë e ekosistemit. Megjithatë renditet e treta në botë dhe ka një rekord fenomenal për të drejtat individuale ku rivalizohet me MB dhe Zelandën e Re.

#9 Holanda
Holanda vazhdon të jetë një vend i mirë për të gjetur shtëpi: renditet i treti për mundësinë e strehimit dhe renditet ndër të parët sa i përket sistemit të ujësjellës kanalizimeve. Ashtu si shumica e vendeve të zhvilluara lë mbrapa qëndrueshmërinë e ekosistemit.

#8 Danimarka
Danimarka është vendi më i zhvilluar në botë përsa i përket sigurimit të të drejtave bazike të njeriut duke përfshirë ujin e pastër, sigurinë personale dhe strehimin. E megjithatë nuk është gjithçka perfekte-Danimarka nuk ka një renditje të mirë kur vjen puna tek shëndeti dhe mirëqënia e njerëzve të saj.

#7 Finlanda
Finlanda është një lider botëror në të ofruarit e ushqyerjes, kujdesit bazik mjekësor ashtu si dhe lirisë së zgjedhjes. Po ashtu renditet e dyta në botë në sigurimin e strehimit. Por si gjithmonë ka vend për përmirësim, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e ekosistemit, shëndetit dhe ujësjellës-kanalizimeve.

#6 Kanada
Nëse do të lëvizim nëpër botë, le të shkojmë në Kanada. Renditen të parët në botë përsa i përket dhënies së mundësive. Kanada po ashtu renditet në top 10 për sigurinë personale dhe strehimin.

#5 Zelanda e Re
Zelanda e Re renditet në vend të parë në botë për ujësjellësit dhe kanalizimet dhe vjen menjëherë pas Kanadasë në të ofruarit e mundësive për njerëzit e saj. Në terma të përgjithshme për mirëqënien, ishulli ka disa punë për të bërë në ushqyerjen dhe kujdesin mjekësor dhe sigurisht në qëndrueshmërinë e ekosistemit.

#4 Islanda
Islanda gjithashtu kryeson për ujësjellësin dhe kanalizimet, sigurinë personale, tolerancën dhe gjithëpërfshirjen. Duhet vënë në dukje që Islanda renditet më lart se çdo vend tjetër që kemi parë deri tani për qëndrueshmërinë e ekosistemit.

#3 Zvicra
Zviceranët bëjnë shumë gjëra mirë, por kur vjen puna tek qëndrueshmëria e ekosistemit janë vendi që lakmohet nga komuniteti ndërkombëtar. Renditen të parët. Ata janë gjithashtu të fortë në sigurinë personale, të siguruarit e strehimit dhe zgjedhjeve personale. Thembra e Akilit për zviceranët?Aksesi në edukimin elementar.

#2 Suedia
Nuk ka më mirë se sa Suedia. Vend baltik renditen jashtë top 10 vetëm në dy kategori:strehimi dhe të drejtat personale. Suedezet janë lider në pjesën më të madhe të komponentëve.

#1 Norvegjia
Norvegjia është vendi me progresin më të lartë në aspektin social. Në veçanti norvegjezët kanë investimin më të lartë për mirëqënien duke u renditur të parët thuajse në çdo komponent. Me Norvegjinë dhe Suedinë në vendet e para në SPI, është koha e një udhëtimi në Skandinavi.

                                                                                                                      Business Insider, prill 2015

1085Ndjekës
6323Ndjekës
1989Ndjekës
23Abonues

Youtube Videos

European Movement International
European Movement International
Ambassade_Niva2_Engelsk